FOTOT/ Bukuria e vajzave shqiptare “çmend” kinezët, ja çfarë shkruan një media në Shangai

29 Korrik 2017, 09:55Lifestyle TEMA
FOTOT/ Bukuria e vajzave shqiptare “çmend” kinezët, ja

Shqipëria gjithnjë e më tepër është atraksion për turistët të cilët sapo kthehen në vendet e tyre nuk hezitojnë të shkruajnë mbi ato që kanë parë e përjetuar.

Këtë herë për Shqipërinë është shkruar në një media në Shangai.

Shkrimi i medias kineze me titull “A janë të bukura vajzat shqiptare?”

Shqipëria ndodhet në juglindje të Europës, ka klimë mesdhetare dhe më shumë se tre të katërtat e vendit janë male dhe kodra. Teksa ecën në rrugët e Tiranës ndjen pastërtinë dhe bukurinë e këtij vendi.

Flamuri shqiptar është i pikturuar me një shqiponjë të zezë dykrenare. Në nëntor të vitit 2016 Shoqata e Miqësisë në Shangai ishte në një turne ekonomik dhe tregtar në Shqipërinë. Me ndihmën e ambasadës, të rinj shqiptarë ishin për herë të parë në Shangai për të marrë pjesë në kampin e miqësisë ndërkombëtare të rinisë.

Karakteristika e tyre: Njerëz me shumë vlera. Grupi shqiptar, duke filluar që nga nxënësit deri te mësuesit dalloheshin për nga bukuria. Vajzat shqiptare ishin te qeshura dhe aktive . Vajza e djem të shkëlqyer, të mençur, të talentuar dhe të rregullt.

Sipas mësueses shqiptare vajzat ishin të lumtura që u bashkoheshin grupeve me njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota. Ky gjithashtu është viti i parë ku disa prej tyre po mësojnë gjuhën kineze. Të pyetura përse po mësojnë gjuhën tonë, ato thonë: “Është një gjuhë e mrekullueshme, të zhvillon imagjinatën. Sigurisht që është e ndryshme nga sistemi europian i gjuhëve gjë që e bën shumë të vështirë”.

Në Shqipëri gjithnjë e më shumë po mësohet gjuha kineze, shumë shkolla dhe institucione arsimore po i kushtojnë vëmendje mësimit dhe promovimit të gjuhës sonë.

Të sjellshme, të mençura, me vlera dhe me personalitet, ndoshta kjo të shtyn të pyesësh: A janë vajzat shqiptare të bukura? Xiao Bian mund të përgjigjet vetëm:  I kushtoni vëmendje WeChat publik, na ndiqni sepse do të ketë më shumë vajza në miqësinë interaktive për të ndarë me ju.

A janë vërtet tërheqëse vajzat shqiptare? Ju vetëm duhet të na ndiqni për ta zbuluar.

 

2 komente në “FOTOT/ Bukuria e vajzave shqiptare “çmend” kinezët, ja çfarë shkruan një media në Shangai”

  1. .. says:

    I pashe te nenta fotot ppr muk pash mdonje “bukuroshe”….. hahahaaaaa tek Kinezet beni garipin per bukuri o fodulla?

  2. petriti says:

    Tek rreshti i dyte i artikullit qe thoshte:teksa ecja rrugeve te Tiranes ndjeva bukurine dhe pastertine e ketij vendi, e kuptova komplet artikullin dhe e lashe fare pa lexuar pjesen e mbetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje