Manchester City nuk di të ndalet. Klubi i sheikëve përgatitet për ti pfruar Alexis Sanchez një shumë që i afrohet 400 mijë paundëve që kërkon sulmuesi.
Saga e futbollistit që dëshiron largimin nga Arsenali morri një rrjedhë intriguese me Sanchez që postoi në instagram një foto ku shfaqet i sëmurë ndërkohë që te Arsenali e presin të rikthehet për të nisur përgatitjet parasezonale.
Klubi i Ëenger konfirmoi se e pret Sanchez këtë të dielë që të bashkohet me skuadrën, dhe nëse dicka e tillë nuk ndodh kjo mund të nënkuptohet si një sinjal i transferimit të mundshëm te rivalët e Manchester City.
Citizens duan ta bëjnë Sanchez lojtarin më të paguar të skuadrës me një marrëveshje që i jep atij rreth 320 mijë paund në javë, por kjo shumë do të jetë shumë më e lartë në sajë të bonuseve të lidhura me performancën e lojtarit dhe përqindjen që Sanchez do të fitojë nga të drejtat e imazhit.
Ndërkohë Monaco ka refuzuar ofertën e Arsenalit prej 50 milionë paund për Thomas Lemar.
Futbollistët e Manchester Cityt deklaeruan se e mirëpresin me krahëhapur Sanchez të cilit mund ti duhet të presë edhe një vit për tu bashkuar me ta nëse nuk arrin të marrë miratimin për tu larguar nga Arsenali.
Në të vërtetë Arsene Ëenger ka bërë të ditur se është i gatshëm që më mirë ta humbasë sulmuesin me parametra zero vitin e ardhshëm, se sa të pranojë shitjen e tij tani.
Arsenali është duke u përpjekur që ta bindë futbollistin për të nënshkruan rinovimin e kontratës me klubin por mediat angleze bëjnë të ditur se shpresat që dicka e tillë të ndodhë janë gjithnjë e më të vakëta.
Traineri i Arsenalit nuk e ka emrin Eenger,idiot.