Asnjë nga 3 sulmuesit kryesorë të sezonit të shkuar në Kategorinë Superiore nuk do të jetë pjesë e futbollit shqiptar në edicionin e ri.
Pas largimit të Ekubanit drejt Lidsit në Angli dhe Salihit drejt Viner Nojnshtadit në Austri, sot është larguar zyrtarisht edhe Pero Pejiç.
Ish-sulmuesi kroat i Kukësit ka firmosur kontratën me skuadrën e Sllaven Belupos duke u kthyer aty pas 10 vitesh.
34-vjeçari Pejiç do të jetë shok skuadre me ish-kapitenin e Flamurtarit, Bruno Telushi, i cili u bë pjesë e klubit kroat para disa javësh.