Tavo: Prezantimi i Milinkoviçit te Kukësi është i turpshëm, trajnerin e çoj në gjyq

29 Korrik 2017, 16:41Sport TEMA

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka reaguar mjaft ashpër pasi trajneri serb Mlladen Milinkoviç është prezantuar sot te Kukësi si kreu i ri i pankinës së kampionëve.

Në një prononcim për të dhënë për “Panorama Sport”, ai ka bërë me dije se do ta çojë në gjyq trajnerin pasi ky i fundit ka një kontratë në fuqi me klubin e Luftëtarit.

“Milinkoviçin e çoj në gjyq. Ështq e turpshme që si ai dhe Kukësi marrin guximin të dalin para mediave, në një kohë që trajneri ka edhe 1 vit kontratë me ne. Ka pasur shumë kohë më parë biseda me Kukësin, ndihemi të tradhtuar. Tani shihemi ne gjyq”, tha Tavo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje