55-vjeҫari Besnik Zenuni, pronari i lokalit i cili u përfshi nga flakët disa ditë më parë në Velipojë, ka ndërruar jetë në spitalin e “Traumës”
Zenuni ishte transportuar me helikopter në spitalin e “Traumës” pas djegieve të mëdha në trup, dhe mesnatën e sotme ai ka ndërruar jetë.
Në gjendje të rëndë shëndetësore po në spitalin e “Traumës” ndodhet edhe djali i tij Hektor Zenuni 33-vjeҫ.
Shpërthimi në Velipojë ndodhi si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi e vila ishte vendosur në bodrumin e restorantit.