Vjollca Voci është infermierja që mbeti e asfiksuar dje pas ndërhyrjes në lokalin që u përfshi nga flakët në Velipojë.
Ajo ka parë tmerr me sy, tym, flakë dhe dy njerëz pothuajse të djegur plotësisht që luteshin për ndihmë.
Në një rrëfim për gazetarin Senad Nikshiqi, Vjollca tregon gjithçka ndodhi që në momentin kur mbërriti në vendin e ngjarjes.
Asaj nuk i hiqet nga sytë pamja e të riut që i lutej ta shpëtonte të mos vdiste.
“Kur mbërritëm atje pamja ishte njerëz te terrorizuar, familjarë që s’dinin nga të shkonin. Ishte e vështirë të hyje brenda.
Pashë dy të djegurit dhe tentova të hyja.
Njeri ishte komplet i djegur, djali më thoshte ‘më shpëto mos të vdes’. Njeri nuk hynte brenda.
Nuk më hiqet nga mendja ajo skenë. Momentin që hyra brenda ka qenë tym e jemi asfiksuar.
Të gjithë donim të hynim për të shpëtuar por flaka e madhe na goditi.
Kur transportuam të sëmurët isha në gjendje të rëndë”, tregon Vjollca, shkruan “BW”.