Zbulohet një kufomë e dekompozuar afër spitalit të Lushnjes, dyshime se mund të jetë vrarë

28 Korrik 2017, 19:16Kronika TEMA

Pranë spitalit të Lushnjes është gjetur sot trupi i pajetë i një personi.

 

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se trupi i përket një personi të seksit mashkull rreth 65-vjeç dhe është i dekompozuar.

Ka dyshime që mund të bëhet fjalë për një endacak, ndërsa për ta identifikuar pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia po heton për të sqaruar rrethanat si ka ndodhur ngjarja, nëse ka qënë aksidentale apo e kanë vrarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje