I vuri zjarrin shkurreve dhe mori flakë i gjithë pylli, pranga 52-vjeçarit në Tiranë

28 Korrik 2017, 09:57Kronika TEMA

Pas paralajmërimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se do të ndëshkohen të gjithë ata që ndezin zjarre të qëllimshme duke shkaktuar dëme, ka ardhur edhe shoqërimi i parë.

Mësohet se shtetasi me inicialet S.A, 52 vjeç, banues në Hekal, ka ndezur qëllimisht një zjarr për të liruar hapësirat e mbushura me shkurre, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha të cilat rrezikonin edhe sipërfaqe të tjera.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar inspektorët dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës të Tiranës .

Forcat që morën pjesë në operacion luftuan me flakët duke vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa punonjësit e policisë falë edhe bashkëpunimit me inspektorët zjarrfikës bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Veliaj ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të hetojë çdo rast zjarrvënie të qëllimtë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore shkelësit. Ai ka bërë të ditur se do të kërkojë forcimin e ndëshkimeve për çdo rast zjarrvënie të qëllimtë.

1 komente në “I vuri zjarrin shkurreve dhe mori flakë i gjithë pylli, pranga 52-vjeçarit në Tiranë”

  1. Liri says:

    Jane bandite te felliqur. Denimi me I rende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje