OSHEE kallëzon dy pronarë hotelesh në Shkodër, ja "abuzimet" e tyre që sollën këtë vendim

27 Korrik 2017, 17:39Kronika TEMA
OSHEE kallëzon dy pronarë hotelesh në Shkodër, ja

Dega e OSHEE-së në Shkodër, pas kontrolleve të ushtruara në Velipojë, kallëzoi në prokurori dy abonentë privatë, pronarë hotelesh në zonën e plazhit Pulaj.

Sipas një njoftimi për shtyp, dy biznesmenët, Geg V. dhe Ndue K, janë shoqëruar nga policia për në komisarit.

Abonentët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit. Sakaq, aksioni i OSHEE vijon.

“OSHEE Shkodër, pas kontrolleve të ushtruara në Velipojë, sapo kallëzoi në prokurori dy abonentë privatë, pronarë hotelesh në zonën e plazhit Pulaj.

Dy biznesmenët Geg V. dhe Ndue K. janë shoqëruar nga policia për në komisarit me akuzën e ndërhyrjes në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit.

Sakaq, aksioni vijon ende!” thuhet ne njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje