Moska llogari Tiranës për vdekjen e turistes ruse në Ksamil: Të zbardhet ngjarja

27 Korrik 2017, 16:38Kronika TEMA

Një llampë e djegur në pajisjen që kryen krahasimin e ADN -së në laboratorin e Policisë Shkencore po mban peng hetimin e aksidentit me pasojë vdekjen e turistes ruse 15 – vjeçare në plazhin e Ksamilit.

Llampa është porositur jashtë vendit pasi në Shqipëri nuk gjendet. Bashkë me të do të vijë nga jashtë dhe një ekspert për ta zëvendësuar, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë teknik të tillë.

Tv Klan u interesua pranë laboratorit të policisë dhe sipas ekspertëve, gjithçka do të jetë gati brenda 10 Gushtit.

Pajisja e ADN –së do të krahasojë flokët e gjetura në helikën e një skafi të drejtuar nga Ermal Fataj me flokët e viktimës, Ksenia Ryok.

Zvarritja e hetimeve ka shqetësuar edhe Ambasadën ruse. Burime të prokurorisë thanë për Tv Klan se Ambasada i kërkon prokurorisë së Sarandës çdo ditë informacione zytare mbi ecurinë e procesit hetimor.

Ambasada kërkon të informohet në detaje mbi të gjitha gjetjet e hetuesve që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në pritje të provës shkencore që do të përftohet nga kryerja e krahasimit të ADN –së, prokuroria kërkoi mbajtjen në burg për 45 ditë të Fatajt.

31 – vjeçari ka mohuar që ta ketë goditur turisten me skaf, ndërsa nëna e viktimës dhe një dëshmitar kanë deklaruar se në afërsi të zonës ku notonte ajo janë parë disa mjete lundruese, si skafe e motorë uji./tvklan.

4 komente në “Moska llogari Tiranës për vdekjen e turistes ruse në Ksamil: Të zbardhet ngjarja”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Logari,ndrishe ua bera kolotrypida-n tourbooooo si te Erdoganit………………

  2. Andreas says:

    Llamba eshte demtuar kastile per te mare kohe. Floket qe jane gjetur tek elikat e skafit nuk jane te viktimes dhe kur te kryhet ADN-ja do lirojne dhe ate qe eshte i ndaluar se realisht nuk eshte ai fajtori. E gjithe loja behet per ti dhene kohe perosnit qe vrau turisten me motor uji dhe jo me skaf.

  3. mirel says:

    E c’na gjeti. As nje llambe rezerve nuk gjendet ne shtet. Aman ore, jepeni gjithe shtetin me koncesion. Na cmendet me parqe, sheshe dhe mitingje. Po ujin dhe nje llambe nuk e beni dot.
    Kjo eshte fix epoke plerash dhe jo shtet

  4. Pushuesi says:

    Mjerishte,ne vendin e krimit te quajtur Shqiperi,ngjajne vdekje dhe krimet me te renda te njerezimit.Vdekje te tilla kishte edhe vitin e kaluar ne Himare dhe Sarande.Kjo eshte turp per shtetin shqiptar mafioz.Si eshte e mundur qe ne nje shtet te krimit,ne plazhet e ti te bejne lojra te rrezikshme,prane pushuesve,rrugacerit,terroristet dhe kriminelet e sojit te Julian Sinanaj etj.Deri kur keshtu ore kriminel dhe anti turizem shqiptar.Burg te perjetshem atyre kriminelve dhe terroristve qe mbysin pushuesit e huaj dhe te vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje