Është rritur bilanci i të plagosurve si pasojë e shpërthimit që ndodhi në resortin Pisha në Velipojë.
Të paktën 20 persona janë plagosur nga shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë, ku katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Mësohet të plagosurit do të tranportohen me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar.
4 të plagosurit rëndë janë pronari i lokalit dhe tre punonjësit e resortit.
Në një lidhje telefonike për News24, një dëshmitar ka rrëfyer momentin e parë kur kanë parë tym e flakë të dilte nga lokali “Cavaliero” në katin e parë të kompleksit “Fishta”. Në dëshminë e zbardhur nga “BalkanWeb” ai thotë se dyshohet dhe për viktima megjithëse zyrtarisht kjo gjë nuk pohohet.
“Pamë tym tek kompleksi Fishta. Nxituam të shikonim se çfarë po ndodhte, por nuk afroheshim dot. Kishte tym e flakë. Flitet se ka dhe viktima, dikush thotë se ka viktima.
Lokali “Cavaliero” ku ndodhi shpërthimi ka një personel të madh rreth 20 persona. Pamë 4- 5 veta me djegie. Pastaj erdhi policia dhe na largoi për sigurinë.
Ende e shohim. Zjarri është shuar por ka tym e lëvizje. Kati i parë është bare dhe dyqane ndërsa 4 të tjerat janë hotel”, tha dëshmitari
Ngjarja
Një shpërthim i fuqishmëm ndodhi sot në orën 10 të mëngjesit në kompleksin Fishta në Velipojë.
Shpërthimi ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e parë të lokalit.
Si pasojë mbetën të lëduar 20 persona ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Mësohet se 4 të plagosurit janë pronari i lokalit dhe tre punonjësit e resortit.
Dy prej tyre janë dërguar me helikopter në Tiranë.
Restoranti ka pasur klientë në momentin që ka shpërthyer bombula, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë në gjumë në dhomat e hotelit.
“Është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi në një restorant.” thonë dëshmitarët.
Në vend ngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse.
VIDEO/ Përfshihet nga flakët resorti bregdetar në Velipojë, pushuesit në panik