VIDEO/ Përfshihet nga flakët resorti bregdetar në Velipojë, pushuesit në panik

28 Korrik 2017, 10:21Kronika TEMA

Një resort  është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Velipojë. Konkretisht zjarri ka rënë në komplesin Pisha.

Katër persona janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet dhe për persona të tjerë të lënduar pasi restoranti ka pasur klientë në ato momente, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë në gjumë në dhomat e hotelit.

Shkak kryesor për rënin e zjarrit mendohet që  ketë qenë shpërthimi i një bombole gazi.

Është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi në një restorant.” thonë dëshmitarët.

Në vend ngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse.
Në videon e mëposhtme do të shikoni një person i cili është shtrirë në tokë nga plagët e mara.

 

 

1 komente në “VIDEO/ Përfshihet nga flakët resorti bregdetar në Velipojë, pushuesit në panik”

  1. Une says:

    Pushtuesit dhe jo pushuesit duhet te jene ne panik….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje