Policia e Shkodrës jep detajet e para se si ndodhi shpërthimi në kompleksin Fishta në Velipoje, ku si pasojë mbetën të plagosur disa persona.
Forcat blu bëjnë me dije se një ndër të plagosurit është pronari i restorantit ku ka ndodhur ngjarja.
Ai quhet Besnik Zejnuni dhe është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter drejt Tiranës.
Ndërsa kanë mbetur të plagosur dhe 2 të tjerë.
Ata janë shtetasit Hektor Zenunaj dhe shtetesja Saida Spahija, 19 vjeçe, të cilët po dërgohen për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rreziku për jetën.
NJOFTIMI I POLICISE
Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal.
Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi Besnik Zejnuni 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Si dhe shtetasit Hektor Zenunaj dhe shtetesja Saida Spahija, 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.
Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.