Babë e bir plagosin me thikë një 52-vjeçar në Korçë, nisin hetimet

28 Korrik 2017, 22:14Kronika TEMA

Një 52-vjeçar është plagosur me thikë nga dy persona, babë e bir. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes  në qytetin e Korçës në lagjen 17.

Policia sqaron se “në Spitalin e Korçës ka  shkuar i plagosur me mjet mprehës (thikë) shtetasi A.S, rreth 52 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas pas një konflikti të çastit në lagjen nr 17 në Korçë, është plagosur me thikë nga shtetasit M.B, rreth 25 vjeç dhe A.B, rreth 51 vjeç (at e bir) “

I plagosuri A.S, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Babë e bir plagosin me thikë një 52-vjeçar në Korçë, nisin hetimet”

  1. Tomi says:

    Lagja 17 , andej nga Radaneci duhet te jete kjo…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje