Alarm për bombë në terminalin e portit të Durrësit, evakuohen pasagjerët

1 Gusht 2017, 11:34Kronika TEMA

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit.

Njoftimi për alarmin është dhënë rreth orës 11:00

Menjëherë pas alarmit siguria portuale ka kryer manovër në terminal duke nxjerrë me shpejtesi pasagjeret.

Kjo manover nga ana e sigurisë portuale është bërë në kuadër të marrjes së masave për luftën kundër terrorizmit.

Manovra është bërë në momentin e pikut të përpunimit të ardhjes së pasagjerëve me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për verifikimin e informacionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje