I riu vritet për një karikues telefoni, policia arreston autorin e krimit dhe 3 bashkëpuntorë të tij

1 Gusht 2017, 09:04Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së martës një grup të rinjsh, të dyshuar për një vrasje të kryer në bashkëpunim.

Lajmin e konfirmojnë burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga kanë rënë vëllezërit Eugen dhe Dejvi Bitraj, 24 dhe 19 vjeç dhe Kridens e Marsel Alla, 19 e 23.

I dyshuari kryesor për vrasjen është Eugen Bitraj, ndërsa të tjerët dyshohen se kanë bashkëpunuar në vrasje, e verifikuar pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën Gjin Bue Shpata.

Mësohet se sherri mes viktimës dhe autorëve ka ndodhur pas një konflikti të çastit për një karikues telefoni.

22-vjeçari M.M. kishte blerë një telefon nga një agresorëve dhe kërkonte karikuesin. Fillimisht i riu është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.

Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Deklarata e policisë: 

Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Dejvi Bitraj, 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit Dejvi Bitraj, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit:

-Dejvi Bitraj, 19 vjeç, banues në Tiranë.

– Kridens Alla, 19 vjeç, banues Tiranë

– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje