Vjedhja e Thesarit/ Kapet ish-punonjësi i Bankës së Shqipërisë pas 1 vit e 4 muaj në arrati

31 Korrik 2017, 12:47Kronika TEMA

Polici ka vënë në pranga Emiljano Lamçe, ish-punonjesin e Thesarit në Bankën e Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë dhe ajo e Apelit.

Lamçe, është kapur sot nga Policia në Tushemisht Pogradec teksa tentonte që të kalonete kufirin për në Maqedoni.

Sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar një shtetas në kërkim i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje