Terror në Kamëz, breshëri plumbash në drejtim të një makine

31 Korrik 2017, 09:56Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në Kamëz.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri ndaj një automjeti që ishte i parkuar.

Njoftimi i policisë  

Më datë 31.07.2017, rreth orës 01:20, numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër – Haxhë”, në Kamëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C.

Nuk ka patur dëmtime në njerëz.

Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje