Disa hektarë me pisha janë djegur dhe janë ende nën pushtetin e flakëve në Pyllin e Sodës në Vlorë.
Zona ku ka rënë zjarri është në afërsi të Petroliferes dhe ende po punohet për shuarjen e flakëve.
Katër automjete të zjarrfikësve janë në vend se bashku me 25 punonjës.
Po ashtu ne ndihme janë dhe punonjës së pyjores së bashku me policinë.
Situata vijon të jetë e rëndë dhe është kërkuar edhe ndihma e banorëve, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Gjithashtu emergjencat civile të bashkisë së Vlorës kanë kërkuar ndihmë nga ajri, për shkak të situatës së rëndë.
rruga po regullohet dhe bashke me rrugen duhen dhe pallate ,prandaj i vene flaken,ato grate fshatareve qe e kane qelbur gjithe zonen