Arratisja spektakolare/ Dy të dënuar shqiptarë çajnë rrethimin e burgut në Itali. Ja skema që ndoqën

30 Korrik 2017, 17:45Kronika TEMA

Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës.

Policia e burgjeve ka informuar për mediat se dy të burgosurit shqiptarë janë arratisur nga zona e “ajrimit” duke kapërcyer murin rrethues.

Sipas policisë së burgjeve arratisja e tyre është sinjalizuar menjëherë nga sistemi i alarmit.

Policia ka nisur kërkimet në të gjithë territorin italian dhe me ndihmën e një helikopteri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje