DETAJET/ Vlora e tronditur, breshëria e plumbave i merr jetën 36 vjeçarit. Ja skema e ngjarjes

30 Korrik 2017, 21:55Kronika TEMA

Të shtënat me armë zjarri i kane marre jeten nje personi mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri një 36-vjeçar dhe i kanë shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima thuhet se eshte shtetasi Renato Omeri, 36 vjeç, dhe nderroi jete rruges per ne spital.

Mësohet se i riu ka bërë rezistencë, duke tentuar të vetëmbrohej me një armë të ftohtë, biçak por nuk ia ka dalë.

Burimet thonë, se dëshmitarët kanë dëgjuar 6 të shtëna. Në vendin e ngjarjes ka pasur një numër të madh qytetarësh, pushuesish, që janë tronditur nga ngjarja e rëndë.

Autorët mësohet se kanë qenë në këmbë duke lëvizur derisa kanë qëlluar mbi shënjestrën, e më pas janë larguar me një automjet ne zonen e Ujit te Ftohte.

Ndërsa thuhet se viktima ka qenë duke lëvizur me bicikletë. Ai është qëlluar jashtë ambienteve të një lokali.

Nga informacionet paraprake dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar “Renin”.

5 komente në “DETAJET/ Vlora e tronditur, breshëria e plumbave i merr jetën 36 vjeçarit. Ja skema e ngjarjes”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'',ti je arab gjaxor,vendi yt eshte ne qeli...... says:

    njethundraket sunite gjakosin Lungomaren………………plehrac arabe!

  2. vlora.vlora says:

    vlora s ka polici ka legena bythqira police qe u hedhin doren ne supe kriminelave ,duhet nje drejtor me bole qe ta beje zap vloren ,,,,,ne mes te fluksit te njerzve dhe vrasje ?? po polica ka apo hane fara

  3. Edkari says:

    VLORA nuk ka pse te tronditet se vete ishte e para qe i hapi depot e ushtrise dhe u armatos.
    Nuk e di a eshte akoma Shoqata e Shamizezave?

  4. Aleko says:

    Cpo behet keshtu me ne ..Po hame njeri tjetrin…cudi si spo mbarojme..se nje grusht njerzish jemi..?

  5. vjeshta says:

    Orë gjysmëopinga, prapë ju???!!!!
    Po rracë e trashë jeni o çobanët e dhive!
    Kthehuni në male nga keni ardhur se po u shqyen ujku dhitë. Ajo është puna juaj, o rracë muti!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje