Mbrëmjen e sotme të shtënat me armë zjarri i kane marre jeten nje personi në zonën e Lungomares në Vlorë.
Policia tha ne nje deklarate zyrtare per mediat se ka qenë 1 autor, i cili ka qëlluar me armë zjarri 37-vjeçarin dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Viktima tha Policia eshte shtetasi me inicialet M.Xh.(O), 37 vjeç, dhe nderroi jete rruges per ne spital. Fillimisht u tha se ai quhej Renato Omeri, por sipas bluve, ai e ka nderruar emrin dhe mbiemrin dhe ka precedente te meparshem kriminal.
Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima
Mësohet se viktima kishte shkuar sot për vizitë tek motra e tij, por personat i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar.
Policia dhe FNSH-të kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve. Ata janë duke mbledhur ende prova në vendngjajre dhe kanë ngritur një perimetër sigurie. Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë lëvizur në këmbë, dhe pasi kanë qëlluar 36-vjeçarin janë larguar në drejtim të Ujit të Ftohtë me një makinë.
lerini fotot ,drejtori dhe policat ne sherbim te shkarkohen menjehere ,,ne mes te pikut te xhiros vrasje ,dhe akoma s jane kapur ,,,policia e vlores me ordinerja ,