DETAJET: Kush është 37 –vjeçari i vrarë në Vlorë, që dy vite më parë i vranë dhe nipin?

31 Korrik 2017, 10:40Kronika TEMA

Marjen Xhaferaj u qëllua me 6 plumba pistolete në një tavolinë të lokalit të tij, në zonën e Lungomares, në Vlorë.

Ishte ora 21:15 kur një person iu afrua dhe e zbrazi karikatorin e pistoletës.

Viktima kishte gjithashtu një pistoletë me vete, por nuk mundi ta përdorte.

Vrasësi u largua në këmbë për të humbur gjurmët mes pallateve të shumta të zonës.

Viktima ishte në tavolinë me një tjetër person, i cili nuk dihet ende nëse ka mundur ta shquajë atentatorin, sa për të ndihmuar policinë që të ndërtojë një identikit.

Marjen Xhaferaj mbeti i vdekur në vend.

Policia thotë se ai ishte një person me precedentë penalë.

Kishte ndryshuar disa herë identitet.

Njihej edhe si Marjen Omeri, e po ashtu edhe me disa emra të tjerë.

Të gjitha gjeneralitetet e ndryshuara dyshohet se kanë lidhje me të shkuarën e tij kriminale.

E shkuara është edhe pista kryesore e hetimit.

Por policia dyshon edhe për një lidhje me një ngjarje kriminale të dy viteve më parë, kur në afërsi të portit të Durrësit, mbeti i vrarë nipi i tij, raporton Lapsi.al.

Në këtë krim, ai kishte qenë dëshmitar.

Xhaferaj dyshohet të ketë pasur probleme edhe kohët e fundit, dhe kjo ishte arsyeja përse ai mbante me vete një pistoletë pa leje, e cila iu gjet nga policia në vendin ku ai u vra.

1 komente në “DETAJET: Kush është 37 –vjeçari i vrarë në Vlorë, që dy vite më parë i vranë dhe nipin?”

  1. vjeshta says:

    Çudi, këta gjysmëopingat të gjithë surrat marokjanësh kanë???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje