Tiranë/ Operacion anti-droge, dëgjohen të shtëna te ‘Don Bosko’. Makina çan postobllokun, prangoset 1 person

1 Gusht 2017, 23:02Kronika TEMA
Tiranë/ Operacion anti-droge, dëgjohen të shtëna te

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në zonën e ‘Don Boskos’.

Sipas banorëve janë dëgjuar disa të shtëna rreth orës 21:35. Mësohet se policia zhvilloi një operacion anti-drogë. Operacioni është në zhvillim, ndërsa zona është e rrethuar nga efektivë të policisë.

Policia ne vijim te aksionit i ka bërë me shenjë një makine që të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit.

Ai ka tentuar të çajë post-bllokun e policisë, për t’i shpëtuar kontrollit.

Fill pas kësaj, forcat e policisë kanë qëlluar në ajër. Nga blutë e Tiranës bëhet me dije se është arrestuar një person, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse i është gjetur drogë në makinë.

Pas ndalimit të tij dhe kontrollit të mjetit u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine, ndërsa vijojnë hetimet për personin e arrestuar dhe rrjetin.

Zona u rrethua nga forca të shumta policie për më shumë se një orë, ndërsa të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar panik te qytetarët në zonën e ‘Don Boskos’ për disa minuta.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje