Ekzekutimi i të riut për një karikues, kandidati i LSI-së tregon miqësinë me të: Nuk ishte i sherreve

1 Gusht 2017, 16:00Kronika TEMA

Vrasja e 22-vjeçarit Marv Mihali pas një sherri banal me thika vetëm për një karikues celulari pranë stadiumit “Selam Stermasi” në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kandidati për deputet i LSI-së, Klevi Pojana, i cili me anë të një postimi në “Facebook” ka rrëfyer miqësinë me adoleshentin e ndjerë.

Reagimi

”Diten sot ma prishi mbremja e djeshme!

Po krahasuar me mua eshte e pallogaritshme humbja e shokeve, miqve dhe familjareve te Marvit qe dje ju mor jeta ne menyren me monstruoze!

Me Marvin perveç moshes me lidhte dhe shoqeria e perbashket e krijuar ne gjimnazin ‘Partizani’ ku te dy kemi qene nxenes ne klasa paralele!

I qete, i qeshur dhe me nje pamje gjithmone pozitive se mbaj mend te jete perfshire ndonjehere ne incidente apo probleme ne shkolle ndaj ajo qe ka ndodhur dje, jo vetem qe nuk me gjen nje arsyetim ne koke por perkundrazi me shton akoma me shume mellefin e merzine per kohen dhe shoqerine ku jetojme!

Nje 22 vjeçar u vra, nga disa te rinj qe ne rastin me te mire se dine se çfare kane bere, per nje karikues celulari!
Banaliteti dhe vulgariteti ne nje shoqeri ne krize po prodhon krime te frikshme!

Jetojme ne nje kohe kur vlera e jetes eshte e paperfillshme dhe siguria ne nivele alarmante!
Vrasesit u kapen ne kohe rekord!

Ky mund te jete nje justifikim i mire per nje shtet qe si mbron dot qytetaret e tij!
Por pavaresisht ketij aspekti duhet thene se faji me i madh qendron tek ne, tek te gjithe ne qe perbejme shoqerine shqiptare!

Tek edukimi i dobet i te rinjeve ne familje dhe shkolle!

Tek vleresimi i antivlere qe i kemi bere materies!

Tek mungesa e besimit dhe mosnjohja e hyjnores!

Te gjithe ne sot jemi ne krize dhe viktima te nje shoqerie te ndertuar keq e te semure!

Sa me shpejt te reagojme dhe te mundesojme kurimin e saj aq me e bukur dhe me e mire do te jete e nesermja!

E ne fund mund te themi se te Zotit jemi dhe tek ai do te kthehemi!

Te qofte i lehte dheu Marvi! Zoti te perfshifte ne meshiren dhe miresine e tij!”

3 komente në “Ekzekutimi i të riut për një karikues, kandidati i LSI-së tregon miqësinë me të: Nuk ishte i sherreve”

  1. Edkari says:

    Edi Rama duhet ta mendoje seriozisht punen per vendosjen e rendit e te mos sillet
    si u soll kur djali deputetes socialiste vrau 4 njerez te pafajshem.
    Edi Rama duhet ta kuptoje se para krimit te rruges te gjithe jane te ekspozuar,
    i ekspozuar eshte dhe Gregori vellai i tij nga babai.(ta mendoj sikur e keqja i troket atij ne dere kur i ka trokitur cdo dere )

    1. palla says:

      Ngushellime familjes, vetem keta te LSI -SE na cajne by.. kur mundohen te shfaqen si me humanet, me te ndershmit dhe me pederastet. Sa te ken Ilir Monika Floridin do te mbeten flliqesirat e kombit.

  2. D. Didani says:

    Eshte nje krize e thelle e familjes Eshte nje alarm i shoqerise se re te ashtuquajtur te lire.Nuk punon askush per shendoshjen dhe edukimin.Duhet te kete nje strategji per brezin e ri qe duhet te filloj qysh ne kopesht dhe te vazhdoje ne cdo sfere te shoqerise!Per familjen eshte nje thike e mprehte ne zemer ,humbja e djalit,nje plage e hapur per gjithe jeten!!! O Zot,jepu force ta perballojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje