Ministrja Mimi Kodheli jep alarmin për zjarret: Situata e paprecedentë…

2 Gusht 2017, 21:00Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e konsideroi situatën e zjarreve të paprecedentë, nga veriu në jug të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kodheli shprehet se më të tmerrshëm e bën fakti që zjarret janë të qëllimshëm.

“Megjithatë, FA janë të pranishme kudo, që nga Llogoraja, Palasa, Dukati, Dajti e deri në Velipojë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës”, shkruan Kodheli.

Temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit në gjithë territorin e vendit, ndërsa FA janë angazhuar me mjete nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.

7 komente në “Ministrja Mimi Kodheli jep alarmin për zjarret: Situata e paprecedentë…”

  1. :::: says:

    Shqiptari do zgjohet kur ti vije flaka ne dere te shtepise..e mjer ky vend ne cduar ka rene!!!!

  2. Tallavaja says:

    Ju dogji greku e serbi. Do te ngeleni toke e shkrete. Nese qeveria dhe sherbimet inteligjente nuk bejne punen e vet do te ktheheni ne germadhe. Eshte spiunazh ekonomik. Asnje turist nuk do te vije ne nje vend qe digjet. Bye, bye Albania! Shkoni me pushime dhe ti gezoni tymrat qe ju kane djegur me radhe gjithe ullinjte, portokallet, mandarinat dhe tani edhe pyjet. Mezi i bene vullnetaret dhe aksionistet keto pyje e peme frutore dhe na i beri greku e serbi maf.

  3. Niku says:

    Kjo tregon se sivjet ska mbjelle kerkush hashash. Po te kishte hashash asnje zjarr sdo kishte se e ruanin dhe vadisnin.

  4. Viktor says:

    Fajin e ka policia pyjore qe nuk bejne asnje kontroll pastaj zjarret jane te qellishme dikush po’kerkon te djegin gjithe shqiperine duhet luftuar ky krim sepse pyjet nuk digjen vet.

  5. Studenti says:

    Me çfar i shuan zjarret ministrja Kodheli, me lopata dhe me ushtarët që as bukë me vete nuk i jep kur i çon për të shuar zjarre.
    Kompania private e helikopterëve, me një kovë uji sa një fuçi 200 litërshe, po bën kërdinë duke marrë lekët e Emergjencës Civile, se për punën që bën,,,,,kuptojeni vetë, nga madhësia e kovës ujit.
    Ku i ke helikopterët e shtetit zonja ministre,,,,,,
    Ku i ke kovat e ujit për këto helikopterë,,,,,,,
    Ku i ke forcat e mbrojtjes rajonale zonja ministre?
    Ku i ke rezervistët, për të cilët me shum bujë propagandove hapjen e disa zyrave.

  6. Konti Sbalta says:

    Zjarrvenia e qellimshme nji forme e terrorizmit . Te ashpersohen masat ligjore ndaj zjarrvenieve njisoj si ato ndaj terroristevet

  7. Konti Sbalta says:

    Zjarrvenia e qellimshme, nji forme e terrorizmit . Te ashpersohen masat ligjore ndaj zjarrvenieve njisoj si ato ndaj terroristevet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje