Ultimatumi i Ramës/ Japin dorëheqjen 60% e drejtorëve rajonalë të spitaleve

2 Gusht 2017, 18:23Sociale TEMA

Ultimatumi i kryeministrit Edi Rama gjate nje takimi te drejteperdrejte per drejtoret rajonale te spitaleve, duket se ka dhene rezultat.

Keshtu, thuajse të gjithë drejtorët rajonale te spitaleve japin dorëheqje. Lajmi bëhet i ditur nga burime në Ministrinë e Shëndetësisë. Dorëheqjet nuk i janë dorëzuar ministrit teknik të PD-së, por zëvendës ministres Mira Rakacolli.

Informacioni për doreëheqjen e më shumë se 60% të drejtorëve të spitaleve vjen pas kërkesës që dy ditë më parë u bëri kryeministri Edi Rama krerëve të spitaleve rajonale në mbarë vendin që të japin dorëheqjen.

Drejtorët e spitaleve rajonale i ka kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre tek zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila e ka pohuar vete kete fakt per mediat.

Ndërkohë burime nga Ministri i Shëndetësisë bëjnë të ditur se ministri Beqiri nuk është në dijeni të kërkesave për dorëheqje.

Dy ditë më parë kreu i ekzekutivit thirri në një takim me drejtorët e spitaleve dhe të institucioneve të shëndetit publik, ku i kërkoi që të japin dorëheqjen, pasi i kritikoi për mënyrën e menaxhimit të institucioneve.

1 komente në “Ultimatumi i Ramës/ Japin dorëheqjen 60% e drejtorëve rajonalë të spitaleve”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duhet te bej dorheqje dhe Beqja !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje