Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare, ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan dhe anëtari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Rrok Logu.
Lajmi për vdekjen e ish- ambasadorit është bërë i ditur në rrjetet sociale nga familjarë dhe të afërm të tij.
Kush ishte Rrok Logu:
Lindi në 23 gusht 1962 në qytetin e Shkodrës, në një familje të persekutuar nga regjimi komunist.Ai kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës.
Punoi fillimisht inxhinier elektrik pranë Centralit Elektrik të Komanit (1987-1992),kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Shpërndarjes Elektrike në Shkodër (1992-1994), profesionist i lirë në projektim dhe zbatim (1994-1998; 2002-2004), asistent drejtues në Programin e ECHO pranë Karitasit Italian Tiranë (1998-1999), Drejtor Teknik pranë Karitasit Shqiptar për ndërtimet social-kulturore në Dioqezat e Shkodrës e Tiranës (1999-2000), Drejtor Teknik për Projektet pranë Karitasit të Zvicrës dhe SDC në Shqipëri (2000-20002).
Logu ka ushtruar një sërë funksionesh si, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit të Maltës,anëtar i Komitetit Shkencor në “ACCADEMIA BONIFACIANA” në Romë, ish-profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike pranë Universistetit Politeknik të Tiranës.
Familje e persekutuar nga rregjimi komunist dhe paska marrë të drejtë studimi për inxhinieri dhe është emruar nga i rregjim inxhinier në Centralin Elektrik të Komanit ?
Kjo është pamundur që të ndodhte në atë kohë.
O gazetarë që shkruani lajmet, mos bini në gabime të tilla se ata që e njohin rregjimin komunist nuk ju besojnë dot.
Nivelet e persekutimit ishin te ndryshme; jo per te gjitha familjet njelloj; jo te gjithe ishin ne burg apo ne internim.
Ha ha ha ha ha haaaaaa!
Pra persekutimi paska qene i tille:
Te cojne ne universitet duke te dhene dipllome inxhinieri dhe te punesojne ne nje nderrmarrje me rendesi strategjike si hidrocentrali!
Hajde persekutim,hajde!
Jeni bere mashtrues te gjithe.
Inxhinieria elektrike ishte dege e zgjedhur edhe brenda kupoles komuniste.Te punoje ne sallat e komandes,apo inxhinier ne centralin e Hidrocentralit Drita e Partise,si ka punuar ky i “Persekutuari”,duhet ta kishe baben anetar partie dhe nenen heroine.