"Lufta" me flakët, reagon Vasili i shqetësuar: Ku është shteti që duhet të ishte në këmbë? Kryeministri krihet

3 Gusht 2017, 13:38Kronika TEMA

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili situata me zjarret është e jashtëzakonshme.

Ish kreu i LSI-së i kërkon llogari kryeministri Edi Rama përse nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe përse nuk mbledh shtabin qeveritar për emergjencën.

STATUSI I VASILIT

Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë.

Zjarre të frikshme që po asgjësojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve.

Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

1. Ku është qeveria?

2. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

3. Ku është shtabi qeveritar i emergjencës?

4. Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?

Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë?

Shqipëria digjet, kryeministri krihet. “Deri kur kështu ma?”, thoshte Migjeni i madh.

1 komente në ““Lufta” me flakët, reagon Vasili i shqetësuar: Ku është shteti që duhet të ishte në këmbë? Kryeministri krihet”

  1. Sal Daja says:

    Pirdh o Petrit Vasili pirdh,se po te ishit ju ne pushtet do “leshoheshit si cakejte” per te “shuar zjarrin me cmimin e 700 mije eurove !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje