Temperaturat e larta të muajve të fundit kanë ndikuar edhe në rritjen e konsumit të pijeve në vend.
Kështu konsumi i birrës ka njohur rritje gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ku sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e birrës së importuar arrin në 4 331 mijë litra, ose 582 mijë litra më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, raporton Tv Scan.
Sipas këtyre të dhënave, në 6 muajt e parë të vitit që shkoi në tregun vendas janë importuar 3 749 mijë litra birrë.
Por edhe pse administrate doganore jep vetëm sasinë e importuar të këtij produkti, në këto të dhëna nuk specifikohet se sa është sasia e konsumuar, çka do të nxirrte në pah dhe sa është sasia e prodhimit vendas.
Tregu i birrës është ndër më të “lakmuarit” dhe diskutimet për akcizën e birrës në kohën kur diskutohet paketa fiskale janë të ashpra.
Prodhuesit vendas gjithnjë janë ankuar se është krijuar një treg i pandershëm dhe kanë kërkuar vazhdimisht uljen e taksës së akcizës për këtë produkt, me arsyetimin e rritjes së produktit vendas dhe rritjen e punësimit.
Aktualisht prodhimi vendas i birrës e ndan tregun ndërmjet katër kompanive kryesore, Birra Tirana, Birra Stela, Birra Korça, Birra Kaon apo Elbar.
Por një përqindje të lartë në treg zënë edhe birrat e importit, të cilat në jo pak raste janë favorizuar edhe nga niveli më i ulët i akcizës, duke konkurruar bindshëm prodhimin vendas.
Jemi bere gjerman.
Kulmi i analfabetizmit !!!
…jane importuar 4 331 mije litra. Si ta lexojme kete numer ?!
Ku ka llogje , e ku del tym , ku ja ben daullja bym
Turren shqiptaret yxhym , rrapellejn birren me gjym
Parazite prandaj
Gjerman edhe kaluar gjerman zoti na ruaj Me kete mendje qe kemi
Mire qe pine se per te vdekur kane