Miliona vezë janë tërhequr nga dyqanet dhe magazinat në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë, pasi u zbulua se përmbajnë nivele të larta të një insekticidi toksik të ndaluar nga përdorimi në prodhimin e ushqimit për konsum njerëzor, raporton gazeta britanike The Guardian në numrin e sotëm.
Rreth 180 ferma në Holandë janë mbyllur përkohësisht dhe është nisur një hetim penal pasi autoritetet kërkojnë të zbulojnë shkallën e problemit. Rreth një milion vezë të destinuara për në Gjermani u kthyen nga kufiri me Holandën këtë javë.
Analizat që u janë bërë vezëve kishin treguar nivele të larta të insekticidit fipronil, një përbërës i zakonshëm në produktet veterinare për të hequr qafe pleshtat dhe morrat, por i cili ndalohet të përdoret për të trajtuar kafshët dhe shpendët e destinuara për konsum njerëzor.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, substanca shumë toksike mund të dëmtojë mëlçinë, gjëndrat tiroide dhe veshkat, nëse preket me sasi të mëdha me kalimin e kohës.
Kujdes se mos i bien ato veze ne Shqiperi. Mbaj mend qe kur Shqiperia filloj te blente lope laramane te zeza nga Hollanda shumica e tyre dolen me leukoze (kancer te gjendrave limfatike). Populli i varfer pinte qumesht nga lope kancerogjene derisa binin ne toke te vdekuta nga kanceri qe ju kapte cdo gjender limfatike ne trup. Shqiperia ne ate kohe as qe e kishte njohurine dhe laboratoret te diagnostikonte semundje te tilla virusale. Fakti qe shumica e lopeve te blera ishin te semura tregonte qarte qe Hollanda pastroj fermat e veta nga leukoza me cmime te kripura qe ja shiti vendit tone. Edhe sot tregetaret matrapaze mund te lidhen me fermeret Hollandeze dhe ti bien ato veze direkt ose indirekt ne vendin tone. Shqiperia duhet te pergatise nje laborator te nje niveli europian per analiza te tilla te helmeve toksike.