E pabesueshme, qeni i shpëton jetën koteles

5 Gusht 2017, 17:21Sociale TEMA

Diçka thuajse e pabesueshme ka ndodhur në Lamia, Greqi, ku një qen i ka shpëtuar jetën koteles së një maceje.

Macja ishte braktisur në rrugë dhe rrezikonte të ngordhte, ndërsa u gjet nga një person, i cili e prezantoi me qenin femër.

Siç duket, instiktet amësore të qenit kanë qenë aq të fuqishme, saqë nuk ka ngurruar ta lejojë kotelen të pijë qumësht prej saj.

Video e publikuar në Facebook është kthyer menjëherë në virale, ndërsa nuk kanë munguar komentet se “kafshët janë më të dashura se njerëzit.”

2 komente në “E pabesueshme, qeni i shpëton jetën koteles”

  1. Alban says:

    Per Zotin kafshet jane me te mira se njerzit. S’ka pike dyshimi.

  2. Alba-Dar says:

    — Shprehja ne fjalin e fundit eshte mire te zevendesohet me shprehjen ;-
    — KA QEVERI DHE NJEREZ , QE TREGOHEN ME TE DHIMSUR APO TE KUJDESSHEM PER KAFSHET SE SA PER NJERZIT;
    — Ja disa shembuj; – Shpesh ne disa kanale televizive shikon qe zene vend reklamat the thirrjet per ndihme me shume per qente dhe macet se sa per femijet e braktisur dhe jetime , per njerzir e varfer dhe te semure etj…..OSE, SHUME NJEREZ , NE VECANTI , ZONJA TE KAMURA , MADJE EDHE INTELEKTUALE, PERKUSHTOHEN PAS NJE QENI , DUKE I KRYER SHERBIME NGA METE NDOTURAT DHE PERKUJDESJE SHENDETSORE ETJE….NE VEND QE TE BIRESOJNE, RRISIN , MESOJNE DHE EDUKOJNE NJE FEMIJE TE JETIMORES OSE TE BRAKTISUR.
    xxxxxxxxxxxxx
    — Ndersa per qenin qe lejon kelyshin e maces apo dike tjeter ta mjeli , kam ndegjuar , se cobanet ne kohe te caktuara, kur bagetija kishin shume qumesht [fryrje te gjirit’] ata ne mungese te kecit ose qengjit apo te nje ene, i milnin duke e derdhur nje pjese te qumeshtit ne toke deri sa shkonin te vendi dhe koha e mjelies .Prai lironin gjirin e ruanin nga ”plasja” e gjirit Ne kete rast klyshi maces luan kete rol dhe qenit i[ buces ] i vje mire, ndjehet e rehatuar .
    —-NUKA NDO NJE GJE PER TU CUDITUR PER QENIN ME MACEN. POR KJO BOTE, KA PROBLEME TE NJERIUT PER NJERIUN ……….OR TUNXHAAAA……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje