Shokuese, nëna filmohet teksa injekton heroinë pranë fëmijës

5 Gusht 2017, 17:06Sociale TEMA

Një grua në Cincinnati, SHBA është arrestuar pasi u filmua teksa injektonte heroinë në rrugë, pranë djalit të saj 4-vjeçar.

29-vjeçarja Lauren Story akuzohet se i ka rrezikuar jetën fëmijës, si edhe për mbajtje të lëndëve narkotike dhe instrumenteve për injektimin e drogërave.

Ndërkaq, djali i saj 4-vjeçar është vendosur nën kujdesin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve.

Gruaja shihet në video nën shoqërinë e një tjetër personi, i cili gjithashtu është arrestuar, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Incidenti shokues ka ndodhur në një nga zonat historike të Cincinnati-t, që tashmë, sipas banorëve, është pushtuar nga shpërndarësit dhe përdoruesit e drogërave.

Së fundi, SHBA është duke vuajtur një nga krizat më të mëdha të përdorimit të drogës, ndërsa numri i viktimave nga mbidoza, arriti në 59 000 vitin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje