Fluksi pushuesve nga Kosova arrin rekordin për këtë sezon, trafiku deri në Vermicë

5 Gusht 2017, 11:19Sociale TEMA

Lumë pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë. Piku i fluksit arriti në orën 4 të mëngjesit duke regjistruar numrin më të lartë të mjeteve e qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri për këtë sezon.

Deri në oren 7 të mëngjesit të kësaj të shtune, ky numër kaloi shifrat e 11 mijë qytetarëve, mijëra autovetura e dhjetëra autobusë të shoqërive turistike.

Pika kufitare edhe pse me gjashtë sportele u desh të punonte me procedurë të përshpejtuar. Trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë radhët e të cilave u panë deri në fshatin Vërmicë të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje