FOTO/ Rama me pushime në Dhërmi, pret Haradinajn në vilën qeveritare. Anëtari i kryesisë: Biseduan për...!

5 Gusht 2017, 20:19Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama ndodhet zyrtarisht me pushime, por ja që ndodh që nuk i shpëton dot politikës dhe politikanëve duke e ditur se sa vend i vogël është Shqipëria dhe madje dhe Kosova.

Rama është takuar me pretendentin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dy politikanët kanë pirë kafe së bashku në Dhërmi e me këtë rast kanë bërë edhe një fotografi, ku duken shumë optimistë.

Por, përtej kësaj kandidati i PAN-it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.

1 komente në “FOTO/ Rama me pushime në Dhërmi, pret Haradinajn në vilën qeveritare. Anëtari i kryesisë: Biseduan për…!”

  1. I says:

    Ca ka dashur te thote me kete shprehjen. Kryeministri i Shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje