Portali rus Sputnik bën të ditur se Zoran Zaev ka pranuar në prapaskena, gjatë takimit në samitin e Podgoricës për emrin e ri të Maqedonisë.
Sipas portalit të Kremlinit, Sputnik, emri tashmë është përfunduar dhe quhet: “Maqedonia e Epërme” apo “Maqedonia Veriore”.
Ky emër është edhe kushti që Uashingtoni ka negocuar me Athinën që kjo e fundit të heqë veton që mban prej vitit 2008 për pranimin e Maqedonisë në NATO.
Sputnik shkruan se “Zaevit i është kërkuar nga amerikanët që të zhvillojë një referendum që do ta përkrahë SHBA për ndryshimin e emrit për shkak të frikës së trazirave”.
Portali propagandistik i Putinit thekson se në debatin me dyer të mbyllura Zv.presidenti amerikan Mike Pence, ka folur gjatë për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë.
Zaevi dhe Pence kanë diskutuar emrin e ri me këto variante: “Maqedonia e Epërme”, “Maqedonia Veriore”, apo “Maqedonia e Shkupit”.
Pence ka informuar Zaev se grekët janë shumë afër heqjes së vetos nëse do të bihet në një konsensus për emrin.
Aleksandar Mitevski, një analist pro Gruevskit thekson për Sputnik se “Zaev u mbështet nga Perëndimi vetëm që të shkohet drejt ndryshimit të emrit.
Zaev ka folur tashmë me liderët e rajonit nga Edi Rama, me Denisa Zvizgjiçin dhe ka kërkuar mbështetje. Gjërat po lëvizin në këtë drejtim, thotë se marrëveshja e nënshkruar kohët e fundit për normalizimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, e cila gjithashtu nuk e ka njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues – Republika e Maqedonisë”.
Sputnik thekson se “kryeministri maqedonas mbi këtë temë ka folur në takimin e Triestes me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka sugjeruar emrin ‘Maqedonia veriore’, sepse siç tha ai shqiptarët kur flasin për Maqedoninë përdorin shprehjen é epërme”, raporton Tesheshi.com.
Presion mbi Maqedoninë për të ndryshuar emrin e saj është aq i fortë se ata janë pasqyruar në të gjitha sferat e jetës, duke përfshirë sportet. Kështu dje Ekipi i hendbollit i femrave i Greqisë u dëbua nga Kampionatin Evropian në Shkup, pasi lojtaret grekë braktisën fushën pas 32 sekondave të ndeshjes kundër Maqedonisë, të pakënaqur me thirrjen e emrit Maqedonia.
Federata e Hendbollit Evropian (EHF) ka gjobitur federatën greke me 25,000 euro.
PSE TE MOS IA VENDOSIN EMRIN
ALEKSANDRI
Eshte vendlindja e Aleksandrit te madh dhe asnjehere shtet tjeret nuk ka nje emer te njejte.
Aleksandri ka lindur ne Pella dhe s’ka lidhje me territorin e Maqedonise se sotme. Pjesa me e madhe e ketij territori ishin fise dardane, ndersa vete jugu ishte pjese e Maqedonise antike.
Kaq veshtire qeka qe Maqedonia te quhet Maqedoni si eshte quajt deri tashti qe eshte njohur nderkombetarisht nga shume shtete ndersa màqedonia greke te quhet krahina e maqedonise greke .
ALEKSANDRIA
ALEXANDRIA ne Anglisht eshte emer i njohur… Edhe nje qytet shume i bukur e ka kete emer…
Po ashtu Aleksandria e Egjiptit… Asnjehere shtet nuk e ka kete emer…..
Shkurt e bukur… pa bishta para as mbrapa!
Alban, jane rreth 50 qytete me emrin Aleksandri, prej Egjyptit deri ne Indi, por quhen Aleksandri ne versionin vendas, prandaj nuk i njohim. Pak vete e din ne publik qe Istambul do te thote Konstandinopol ne versionin turk.
Emri Aleksandri per Maqedonine, asht i papershtatshem. Aleksandri nuk ka lind ne Maqedonine e sotme, por ne kryeqytetin e Maqedonise se hershme Pela, qe asht diku afer Selanikut.
po tallesh ti?
Greket nuk pranojne emrin Maqedoni se eshte emri i nje krahine te tyre, po pranokan emrin Aleksandri, qe eshte emri me domethenes ne historine e tyre. Ca thua o mik se nuk eshte kaq e thjeshte. Ne kete debat edhe greket kane te drejtat e tyre. Ty do te te pelqente psh qe Maqedonia te quhej Republika e Dukagjinit? Nuk ka lidhje, po ta jap vetem si shembull. Edhe ne nuk do e donim nje gje te tille.
ka pune puna
Si te duan le t’ja ven emrin, ajo perseri do te quhet Maqedoni!
Tarabosh! Edhe une jame me mendimin tende.Eshte shume e drejte,qe emeri maqedonise te jete maqedoni,pasi ka shekuj qe ajo dhe ne histori njihet MAQEDONI.Do te jete absurde ndryshimi i emrit.Ajo duhet te mbaj emrin MAQEDONI.
Oooo mos ja fut kot,s’kuptoj nje gje une pse i Evropa i ben kaq fresk grekut mor jahu? Papaaaa kulmi . Mot e jete Maqedoni eshte njohur pse do greku tashti edhe hajt o burra se mos na qaje??!!!! O pike e zeze o. Po neser greku mund te doje te na nderroje edhe neve emrin ku i dihet???!!!!!!!
Oooo mos ja fut kot,s’kuptoj nje gje une pse i Evropa i ben kaq fresk grekut mor jahu? Papaaaa kulmi . Mot e jete Maqedoni eshte njohur pse do greku tashti edhe hajt o burra se mos na qaje??!!!! O pike e zeze o. Po neser greku mund te doje te na nderroje edhe neve emrin ku i dihet???!!!!!!!
Sputnik si mision ne ballkan ka qe shtetet qe jane jashte natos te mos hyjne kurre
Prandaj kur nje teme eshte e nxehte ne fyrom ajo i vishet shqiperise (ose me sakte rames i vetmi k.minister qe u ka nxjerr probleme)
Maqedonia e eperme ka 10 vjet qe qarkullon si opsion dhe rama ska asnje merite per kete propozim
po patjeter , sepse greket jan mesuare me shqiptaret qe ja ndruan terr emrat nga
Sulo ne panajoti
Muharem ne leonidha
Muhamed ne hristo
rexhep ne jorgo
etj
etj
etj
Le te behen gege maqedonsit dhe ta quajme Maqedonia e eperme.
PSe te mos quhet Maqedoni ?
Ai vend aty esht quajtur gjithmone Maqedoni , ndaj te mos ja ndryshojne emrin
Bejn shum gabim qe perkedhelin egon e semure te Greqise , per nje rajon qe nuk ka qene asnjehere Greqi
Turp per Maqefonine ti veje bisht emerit. Patjater, meqense eshte e detyruar ta ndroje te caktoje nje emer tjeter. Qofte Aleksandri apo cdo emer tjeter qe te tinglloje bukur. Une mendoje qe emeri te jete sipas etnive themeluse; te quhet AlboSllavia. Apo sipas Lumit te quhet Vardaria.
Keto shtete qe nuk din çfare emri te perdorin i kane toka te pushtuara dh sdine si ti quajne . Me mire tie quhet : United state of albania
Nuk eshte ceshtje nacionalizmi por ceshtje biznesi.
Marrja e emrit “Maqedoni” demton tregtine e produkteve te Maqedonise (Greke) qe tregtohen me kete emer.
Kjo eshte arsyeja pse askush nuk i jep te drejte FYROM.
Nderkohe bart rrezikun potencial te pretendimit territorial ndaj Maqedonise (Greke).
Nuk eshte pune muhabet tifozlliku.
Askush (pervec Rusise ndoshta) nuk do qe te kete emrin Maqedoni.
Besoj se dy jane shkaqet kryesore:
E para eshte ceshtje drejtesie,historia e Maqedonise dhe Aleksandrit te Madh nuk mund ti falen sllaveve te ardhur 10 shekuj pas vdekjes se tij.
E dyta ka te beje me interesin gjeopolitik,askush nuk do qe historia e lavdishme te pervetesohet prej boshtit ruso-sllav,duan qe kjo histori te jete pjese e trashegimise kulturore te SHBE.
Te tjerat jane interesa me te vogla…