Qeveria e Maqedonisë jep miratimin, shqipja do të jetë gjuhë zyrtare

5 Gusht 2017, 10:14Rajoni TEMA

Gjuha shqipe është tashmë gjuhë zyrtare në Maqedoni pasi qeveria maqedonase ka miratuar projektligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ky vendim është marrë në mbledhjen që është mbajtur të premten në mbrëmje nga qeveria maqedonase.

Ky projektligj ka qenë pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit të qeverisë dhe tashmë mori dritën jeshile që të mund të dërgohet në Kuven për procedurë.

Bujar Osmani, zv.kryeministri për çështje evropiane, ka thënë se qeveria e miratoi këtë projektligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe siglën e flamurit të Evropës, përmes një statusi në Facebook, dhe ka shruar se janënë prag të mbylljes së njërës çrej çështjeve më të rëndësishme ë Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas mediave maqedonase, ligji pritet të shkojë në  Komisionin e Venecias edhe pse partnerët e qeverisjes nuk janë në një mendje në këtë pikë.

4 komente në “Qeveria e Maqedonisë jep miratimin, shqipja do të jetë gjuhë zyrtare”

  1. millosh kopiliqi says:

    shqipja gjuhe zyrtare , ndersa shqiptaret pese here ne dite lehin arabisht ,deklarohen turqe…………..!!!!!!!!!!!!!!

    1. i cudituri says:

      Shqipja ka qene gjuhe zyrtare ne Maqedoni!!! Ca po thone,se na cuditen.
      Mos ka ndodhur qe me projekligjin e ri, shqipja te jete e barabarte me sllavo-maqedonishten dhe te njihet perdotimi i barabarte i saj ne gjithe territorin e shtetii? Ky po do ishte lajmi i perparimit te statusit te gjuhes shqipe ne Maqedoni,po kjo s’ka lishje me “zyrtarizimin” qe eshte ceshtje e tejkaluar !

  2. vera e nxehte says:

    Ta çojne ne komisionin e Venecias, por ta perkethejne mire dhe ne disa kopje !

  3. Bardhari says:

    Nderime per ato qe respektojne Shqiptaret dhe Shqipen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje