Pas prishjes së koalicionit me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të rinisë një bashkëpunim të ri me Partinë Demokratike. LSI po përpiqet të gjejë mbështetjen e PD, për të bërë opozitë të fortë kundër qeverisë së re ‘Rama 2’ në muajin shtator.
Thirrjet e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, kanë qenë të vazhdueshme në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha, për të bërë një koalicion opozitar, por nuk ka patur asnjë përgjigje nga kryedemokrati. Por, çfarë mendojnë vetë demokratët për bashkëpunimin me LSI në opozitë?
Deputetët e PD, të pyetur nga gazeta “Sot”, janë të përçarë në qëndrimet e tyre sa i takon bërjes së koalicionit opozitar me LSI.
Disa mendojnë se PD do ta bëjë vetë opozitën kundër qeverisjes së re në muajin shtator. Demokratët shprehen se PD është forcë e parë opozitare, kështu që nuk ka pse të bashkëpunojë me forca të tjera politike. Deputetët kundër koalicionit me LSI, thonë se kjo forcë politike mbajti për katër vite në pushtet Edi Ramën, i cili e çoi vendin në greminë dhe e mbushi me kanabis.
Kështu që, ata paralajmërojnë se në muajin shtator do të bëjnë opozitë të fortë në Kuvend, pa ia patur nevojën asnjë partie tjetër parlamentare në opozitë. Por ka edhe nga deputetë të cilët janë të hapur për një bashkëpunim me LSI në opozitë. Jo vetëm me LSI, por edhe me forca të tjera në opozitë.
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, është treguar i prerë në përgjigjen e tij, duke u shprehur se PD do ta bëjë e vetme opozitën.
Deputeti Edmond Spaho ia mbyll shtigjet e bashkëpunimit LSI, duke u shprehur se PD është në gjendje ta bëjë e vetme opozitën.
“PD do të jetë partia kryesore opozitare. Ne do të bëjmë opozitë kundër qeverisë së re, ashtu siç e bëmë dhe në katër vitet e shkuara. Ne e kemi deklaruar se PD do ta bëjë vetë opozitën, pa PD dhe PS. PD do ta marrë e vetme rolin e saj opozitar ndaj qeverisë që do krijohet në shtator”, u shpreh deputeti Spaho.
Kështu mendon edhe deputeti Genc Pollo.
Ai thotë se PD do të jetë në opozitë dhe do të luajë rolin si forcë opozitare. Deputeti tha se forcat opozitare mund të bëjnë opozitën e tyre, por PD do të jetë forcë e parë opozitare.
“PD do të jetë e vetme në opozitë, kundër qeverisë së re të PS”, tha ai.
Ka edhe të tjerë deputetë demokratë që mendojnë se bashkëpunimi me LSI do të ishte i frytshëm, kundër një qeverie që ka premisa ta çojë vendin në humnerë.
Deputetja e PD e Qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi, thotë se PD do bëjë opozitë si forcë e parë opozitare.
Ajo thekson se PD ka plan ta vijojë e vetme betejën e saj opozitare, por, nëse ka forca që duan ta mbështesin, janë të mirëpritura. Por, siç ajo thekson, PD do të marrë rolin e vetme si opozitare.
“PD do të bëjë opozitën e saj si forca e parë opozitare. Nëse ka parti që do të na bashkohet, ne do ta mirëpresim. Nëse është parti apo individ qofte edhe deputet”, u shpreh Çupi.
Edhe deputeti Tritan Shehu thekson se PD është e gatshme të bashkëpunojë me LSI, për ta çuar vendin drejt një demokracie të konsoliduar.
“Partia Demokratike është strumbullari i opozitës shqiptare, është forca më demokratike në vend, është forca e vetme politike që mund të jetë realisht lidershipi i opozitës shqiptare.
Por në këtë proces ne si parti jemi të hapur të bashkëpunojmë me gjithsekënd, me çdo forcë politike e cila është e gatshme, dëshiron dhe është e vendosur të zhvillojë një luftë opozitare për të krijuar sa më shpejt hapësirat demokratike dhe duke i rikthyer demokracinë e munguar Shqipërisë”, tha ai për gazetën.
Opizita eshte opozite dhe nuk mund te krijoje ulluqe shterrues. Shyqyr qe LSI i ka shtrire doren PD per koalicion opozitar pas zgjedhor. Zerat per te bere opozite absolute ideale si force e pare opozitare tingellojne me teper si bashkepunim ne hije me pozoten. Mendoj qe si fillim ne hapje te sezonit te ri parlamentar gjithe opozitaret te veshin atlete me llape.
Ne qoftese do ta beje opoziten si e ka bere kater vitet e shkuara, aty do te jete dhe ne 2021-in ne opozite. Kater vite nuk beri opozite per vendin, por shau qe nga rrenja e deri tek deget e pemes familjare. Ndersa Monika le te ja beje presidentit ne darke opoziten.
Edhe me dreqin behuni! Ju nuk jeni ne opozite me PS-n, ju jeni ne opozite me popullin, ai ju nxorri ne opozite.
po he se te gjithe luftojne per karrige dhe jo per popullin dhe zonja monika lufton mos te humbi karrigen
Ooo qorra! Nuk eshte qeveria e re qe do çoi vendi ne humner,por jini ju pd dhe LSI.Qeveria e re ka vizion shume te qarte dhe do beje shqiperine lule.Por ju mos u beni pengese,se do merni mallkimin e popullit.Edi Rama eshte nje njeri i pafajshem,nje kryeminister,qe e ndjen vehten te kenaqur dhe te lumtur kur e shikom shqiperine te lulezoje,e bukur si zinje e vertete ne zemer te Ballkanit dhe te europes.