Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi dje një projektrezolutë amerikane që propozon t’i bllokohen Koresë së Veriut një miliard dollarë të ardhura që i vijnë nga eksportet, si përgjigje ndaj programeve të saj balistike dhe bërthamore.
Kjo rezolutë e re synon të nxisë Phenianin të negociojë pas testit të tij të parë me raketë ndërkontinentale të 4 korrikut, i gjykuar nga fuqitë e mëdha si një kërcënim për sigurinë botërore.