Bota e rrjeteve sociale ka shkaktuar një gjullurdi të vërtetë për informacionin që shpërndahet, pasi gjithkush ka pushtetin e shpërndarjes së një dukurie apo fenomeni, të cilën mund ta shtrembërojë dhe krijojë sipas interesit.
Të ashtuquajturat “Fake News”, apo “Lajme të rreme” shkaktuan polemika të forta sidomos në SHBA në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Por duket se ky fenomen nuk ka të ndalur.
Lufta për klikime në mediat sociale dhe të qenit i pranishëm dhe i pushtetshëm në shpërndarjen e informacionit bën që faqe të caktuara në internet të rikrijojnë të pamendueshmen.
Një faqe facebooku me emrin Timeliner ka transmetuar në trajtën e një videoje LIVE në facebook për disa orë me radhë një material sikur toka po pushtohej në kohë reale nga aliened dhe madje me logon e CNN në krah të videos.
Ajo që bie në sy është se faqja në fjalë ka vetëm 13 mijë pëlqime, ndërkohë që videoja që ata kanë transmetuar ka arritur në 116 mijë reagime dhe 70 mijë shpërndarje.
Fillimisht një pjesë e atyre që kanë reaguar janë shprehur të habitur dhe kanë menduar se ishte e vërtetë, por më pas kanë kuptuar se ishte gjithçka e sajuar.
EDHE JU TE TEMES NUK JENI ME TE PAKET, I NXIRRNI FOTO NGA 1-23 PER KLIKIME DHE ATY FUSNI EDHE NJA 5A 6 FOTO TE PERSERITURA. EDHE E BENI JO PAK HERE. KSHUQE NE TE NJENJTIN BIZNES JENI. JENI BERE ME PAK TE LEXUESHEM BILES.