Laguna e Kune-Vainit, gati pyllëzimi i një prej atraksioneve të Lezhës

7 Gusht 2017, 11:14Ekonomia TEMA

Laguna e Kune-Vainit  ndodhet në rajonin e Lezhës aty ku është grykëderdhja e Drinit në Adriatik.

E cilësuar si një nga zonat më piktoreske duket se ka një synim për ta kthyer atë në një qendër atraksioni turistik.

Ministria e Mjedisit mbylli në fund të korrikut garën për ofertuesit e interesuar mbi një procedurë që ka në themel katër objektiva.

Sigurimi i pemëve që do të mbillen përgjatë lagunës, ripyllëzimi brenda parcelave më të rëndësishme të kësaj lagune, ripyllëzimi i rrugëve të aksesit si dhe mirëmbajtja e zonë së pyllëzuar janë edhe synimet kryesore që ka projekti.

Kjo procedurë është e integruar brenda një projekti më të madh që përmes përmirësimit të ekosistemit synon që të japë ndikim edhe tek komunitetet që jetojnë përreth përmes disa masave.

Totali i projektit të bashkëfinancuar është 11 milionë dollarë nga të cilat 1.9 milionë dollarë janë grante. Procedura më e fundit është në linjën e atyre të nisura edhe më herët në vitin 2016 dhe do të përmbyllet si paketë në vitin 2018.

Plotësimi i lagunës me elementët e nevojshëm pritet që të rrisë ofertën turistike që rajoni i Lezhës ka për vizitorët.

Ndryshimet klimatike pritet që po ndjehen kudo nuk përjashtojnë as zona specifike siç është Laguna e Kune Vainit në Lezhë dhe pikërisht projekti i fundit synon që të rrisë mundësitë e zonave përreth për t’u adoptuar me situatën por dhe për ta përmirësuar atë përmes ndërhyrjeve specifike.

Ministria e Mjedisit është edhe institucioni përgjegjës për projektin por e lidhur ngushtë me institucionet vendore që kanë edhe ato përgjegjësinë e tyre në mbarëvajtjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje