Përse e kthyet Hushin në “prush”, kur zjarre kemi boll?!

7 Gusht 2017, 18:39Blog TEMA

Nga Anri Bala

Zjarret që po shkrumbojnë Shqiprinë janë të “mirëpritur”! Zjarre aksidentale, zjarre për t’u djegur, zjarre për tu fikur, zjarre edhe me “fjalë flakë”. E ç’na duhet Shqipëria? Këtu nuk jetohet, sepse ka një klasë politike të poshtër, kriminale, një juntë që votohet dhe nuk e merr pushtetin me dhunë.

Ndaj për hirë të saj, ta djegim dhe pastaj ta braktisim këtë vend që të turpëron, që të vijnë grekët dhe serbët ta “mbjellin e lulëzojnë” dhe ne duhet të mos e kthejmë më kurrë kokën mbrapa, që mos e shikojmë se i’a punuam… i’a bëmë gati.

Çfarë poshtërsie dhe urrejtie, me një arsye turpëruese: Me mllefin kundër të gjithëve, sepse “piromanët” e çdo gjëje, nuk e gjetën veten në paaftësinë e tyre!

Të ikim thotë njëri, që qenka i mërzitur, sepse atdheu si ka dhënë atë që donte, jo për gjë… por nuk e meritonte. Të ikim thotë një tjetër, i rrëzuar nga karrigia e bollëkut, e që nuk mund të pajtohet me rrëzimin… që e meritonte. Të ikim sa më larg, për të ruajtur plaçkën (që ia dhe pushteti i pamerituar) dhe mos i’a pafshim sytë këtij vendi, ulëret një palaço tjetër i frikësuar, që natyrisht e di, që nuk do ketë vend më këtu për sojin e sorrollopin e tij.

Ka boll “ikanak” në këtë vend dhe do bënin mirë të largoheshin sa më shpejt, që të mos na ndotin ajrin! Le ta realizojnë ëndrrën që u ka ngelur peng në botën e lirë, aty ku shtrydhen mirë! Të gjithë ju, që doni të ikni nga sytë këmbët, të paktën të na kurseni fyerjet, duke u ndjerë të turpëruar se jeni bashkombasit tonë. Nuk po gaboj duke menduar se e keni me ne, që nuk i’u besuam, me popullin “budalla”, e sa për klasën politike, ajo nuk ka ardhur nga qielli, por e kemi zgjedhur dhe përkëdhelur, edhe ju edhe ne.

Nëse e keni me politikanët, e keni me veten tuaj, me shokët, miqtë, tallësit dhe besëprerët tuaj, që disa i’u larguan nga ajo klasë dhe disa nuk i’u pranuan. Jeni të lexueshëm deri në transparencë. Ju që nuk mund të jetoni në këtë vend, si prerje të një kallëpi me ta, a s’më thoni, se përse janë dakord patozët me hushët?!

Vërtetë e kanë harruar se kanë qenë dhe janë të damkosur si përfaqësues të asaj klase politike, që i ka tronditur kaq shumë “kandidatët e vjetër”, që u munduan shumë të futeshin në radhët e tyre? Apo i lidh i njënjti hall: Mos arritja e qëllimit politik, duke i besuar politikanit më të përfolur shqiptar, për gjëmat dhe bëmat që i ka bërë kësaj Shqipërie, me republikanët e çadrës, ndërsa miqtë poltikan si çadrist të diskutueshëm që i hodhën në rrugë, pa i pyetur as për emrin, që i’a u kishin harruar?

Keni të drejtë, qani hallet e njëri tjetrit në FB, se populli shikon dëgjon dhe gjykon… jeni të testuar. Nuk kam asgjë me ju personalisht, por për të “zezat” që ka Shqipëria, sipas jush nga shteti i kapitalit. Ju e dini se kapitalizmi është i egër, ku njeriu për njeriun është ujk, ndaj mos vini kujën dhe mos u trembni nga kafshimi i “miqve”.

A e dini ju hushër dhe ju “vullkanvjellës” të flakës dhe të zjarrit, për të djegur gjithçka, se Shqipëria ka nivelin më të ulët të krimit kundër personit për frymë popullsie në Europë? Si nuk ndjeheni mirë, kur në Shqipëri shkëmbehen miliona para në mes të rrugës dhe nuk të kërcënon askush?! Si nuk ndjeheni mirë kur shikoni një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e 20 viteve më parë?! Si nuk gëzoheni kur shikoni, se si një vend i dalë nga humnera, po bëhet strehë e qindra mijëra turistëve nga e gjithë bota?! Si nuk ndjeheni mirë, kur në Shqipëri mund të ecësh rrugëve dhe qosheve në çdo orë, pa tu dridhur qerpiku, femër apo mashkull qofsh, sepse askush nuk të thotë as shëndet dhe as plaç?!

Andej nga “shëtisni” ju, vërtetë nuk e dini se në zona të tilla të qyteteve europiane dhe amerikane, do të guxonte kush e “hush” të qarkullonte kaq lirshëm?! Vërtetë Shqipëria nuk ka mundësi të i’u ofroi jetën amerikane apo australiane, por ky vend të ofron shumë më tepër gjëra, që askund nuk mund t’i gjeni, aromën e atdheut dhe “mirëmëngjesin” e të njohurve dhe të panjohurve.

Vërtetë doni të na bindni, se në parajsat tuaja nuk ka prostitucion, vjedhje, grabitje, drogë dhe krime nga më monstruozet si në Itali, Gjermani, Kanada apo Amerikë?! Seriozisht mendoni se i kem droguar ne grekët, italianët, gjermanët, francezët, e gjithë ata që kanë me dhjetra vjet që drogohen, duke na hedhur “blozën” e tyre mbi hallet tona?!

Jeni të pashpresë atje ku jetoni! Nuk e pranoni dhe do thoni se nuk jemi dashakeq, por e kemi me ata të “poshtrit”, që nuk ikin “emigrant” si ne dhe të na e lënë vendin ne, “pasunarëve” të emigracionit, që ta provojmë derisa t’i vemë flakën. Nuk më çudisni! Prushi i juaj i ndezur prej “dashurisë” së madhe për atdheu, e prej turpit që ndjeni prej të qënurit shqiptarë, nuk do të shuhet lehtë… nga “plaçka” që i’u a kanë marrë.

Kështu siç shpifni dhe villni, meritoni një parti komuniste, se vetëm diktatura nuk i kishte “veset e poshtra” të kapitalizmit: Kishte shtetin, që i’u garantonte punë të gjithëve për një copë bukë, ose burgun dhe plumbin nëse kaloje telat me gjemba të atij shteti. Nëse doni këtë… kërkojeni e ndërtojeni atje ku jeni, sepse ne nuk e duam dhe do na vijë ne turp, që ju kemi bashkëkombas?!

E di, që shumë kush do më quaj të marrë, e se po flas pëçartë, por nuk jam i tillë. Jam i sinqertë dhe i drejtëpërdrejt për të gjithë ata husha, që thonë se janë të frikësuar dhe shajnë e fyejnë çdo qytetar, për ta trembur dhe shtyrë, që ose të bëjë një 97-të të dytë ose të largohet nga sytë këmbët nga ky vend.

Ata thonë se janë të friksuar, por në të vërtetë janë të zhgënjyer, kur e kanë provuar veten dhe kanë rezultuar se nuk vlejnë për asgjë, perveçse për një dhunti që i’u ka falur perëndia. Nëse dikush sfilon bukur, pozon bukur, këndon bukur apo mashtron bukur, nuk do të thotë se mund të bëj shumë gjëra bukur. Nuk mendoj se Zoti ka qenë aq shpirtmadh sa t’u ketë dhënë juve hushave gjithçka me shumicë, ndaj bëni atë që dini të bëni… lereni orakullin, sepse vërtetë jeni duke u gabuar.

Vërtetë, Shqipëria nuk është ajo që doni ju, të përkëdhelurit nga fati, e as ashtu siç e doni ju, grabitqarë të kthyer pas shumë vitesh, për t’i çarë zemrën dhe pirë gjakun! Por ta dini mirë, se Shqipëria do jetë shumë më e mirë pa ju, që turproheni nga ne, vetëm sepse ndjehemi shqiptarë.

Kurrë mos u kthefshi për të ndezur prushin e urrejtjes dhe të konfliktit! Nuk e kam me Hushin por më hushët, ata që duan të ndezin flakë me prushin, që do kohë të shuhet në këtë vend, për inatet, mllefet dhe qejfmbetjet e tyre.

14 komente në “Përse e kthyet Hushin në “prush”, kur zjarre kemi boll?!”

  1. AMY says:

    me bukur nuk thuhen gjerat, te lumte Anri ! kush to doje te jetoj ketu, apo te largohet nga ky vend, eshte me se i lire ta bej, por te ndeze zjarrin dhe pastaj te largohet si inkonjito,
    Bravo Anri, i ke rene ne te me nje shkrim te mrekullueshem, te kuptueshem ne detaje,

    1. Mero says:

      AMY thoi ketij Anri Balas qe do ta ndezin mire prushin per ty plere qe te te qijme nenen, motren dhe te fejuaren, meqe e Beke mire papagallin kunder Hushit?

      1. neda says:

        Ky vend eshte i mbushur me sevila, derdellisin se shqiperia qenka me mire se europa e bota, kur keta servila e injorant nuk shohin realitetin apo jane paguar per te genjyer e mashtruar me “parajsen shqiptare” duke harruer qe edhe ky artikull-shkruar nuk ka asnje te drejte ne kete vend,ky nuk ka as te drejten elementare te zgjedh deputetin e zones se tij. Shqiperia eshte kapur peng,nje shtet qe nuk eshte i te gjithe shqiptareve por i nje pjese te saj, qe praktikisht po vijezohen fiset e drejtimit apo me mire te sundimit te vendit.Mund te mesosh sa te duash mund te jeshe i talentuar sa te duash por vend pune ne kete shtet,pa qene pjese e oborrit apo e thene ndryshe e fiseve qe sundojne nuk mund te gjesh.E si mund te gjesh nje vend pune kur edhe per nje certifikate qe merre ne gjendjen civile duhet te paguash nen dore? Po kush jane keta horra qe mundohen te paraqesin shqiperine si ylli ndricues i Europes? Alabaker ka plote qe shkruajne e servilosen,por keta jane thjeshte fundrina popullore. Vendi nuk ka nevoje per servila e njerz te korruptuar por per intelektual qe e thone te verteten ashtu sic eshte, shqiperia ka mbi 100 vjet qe jeten me mashtrimin e shpreses se vendi nje dite do te behet,po kur? Nga menyra se si eshte ndertuar e funksionon shteti eshte e pamundur qe te ndryshojne gjerat,populli nuk ka asgje ne dore dhe ju qe shkruani zhgaravina duke u perpjekur te manipuloni realitetin,duhet tu vije turp nga ndergjegja juaj,duke na i paraqitur edhe plazhet qe vijne era m..te si ere te kendshme, me njerz te tille e horra ky vend kurr nuk mund te behet, ai eshte bere natyrisht vetem per fiset sunduese,por jo per pjesen derrmuese te popullit.Qytetaret perdite po largohen nga vendi por pse po largohen ore laro e te poshter qe kerkoni te paraqiteni nje realitet te rrem ne shkrimet tuaja, duke i zgjatur duarte ne shkrimet tuaja deri te heronjte kombetar qe jane shtylla betoni te historise sone kombetare, e duke shpifur e trilluar lloje-lloje poshterise kunder tyre

  2. Qazim says:

    Bukur, i lexoj me endje shkrimet e tua.Je racional i sakte ne konstatime dhe cinik me ata “te mencurit” idiote si ky Hushi me karjere te perfunduar.

  3. Vlora1912 says:

    O Rrushi,
    Nje pensionist, miku im, diku aty nga Tetori i 2013, po diskutonte nxehte per pensionet qe nuk na dilnin, dhe per njemije e nje probleme qe kishte vendi yne, dhe qeverria sbente asgje…

    I kujtoj, me shaka, se ne maj te 2013, ashtu si ishte shprehur, i dilte dhe i tepronte pensioni, ndersa ne te tjeret ankoheshim kot(ishte votus i flakt i Salehut).

    Pak a shum, keshtu po me dukesht dhe ti gazetaruc, me kete shkrim tani. Me sa duket edhe ti qenke i realizuar ne keto kohera militantesh.
    Gjithsesi, ti nuk je askushi, qe ti percaktosh shqiptaret si *ikanak* dhe *qendrestar*.
    Problemi ne kete vend eshte se:
    Nukk gjen derman ne spitale,
    Nuk merr dije ne shkolla,
    Nuk merr drejtesi ne gjykata,
    Hajduti dhe horri, prosti dhe imorali bejne *lart*.
    Njerzit e ndershem dhe puntor mezi mbijetojne.
    Dhe ky eshte problemi i vertet i ketij vendi: Po ngushtohen perdite mundesite qe njerzit e ndershem tja dalin ketu ne shqiperi, dhe e vetmja arsye qe rrijne ketu eshte qe nuk po gjejne mundesine *te cajne ferren*.
    Duan te largohen naten nga ky vend, pa bere asnje deklarate, dhe pa ju kercitur fare se dikush, si puna jote, mund ti quaj *ikanak*, bile pa ju plasur fare ne se Ti, Kozeta, Bushati, Hushi e Rrushi, ekzistoni apo jo.
    P.S Kur thua qe niveli i krimit e shqiperi eshte me i ulti per frym, gje qe nuk e besoj dhe seshte e vertet, duhet te japesh ca referenca(jo sondazhet e zaloshnjes!), se helbete ne dhe Gazatar…jo kazanist!!

    8

    1. vera e nxehte says:

      qenka pjerdhur dhe vlora 1912! Ndaj edhe ne qershor votuan Dulen e harruan Dashin e Havase, veçse mos e ngaterroni me dashin qe theri lulezimi para bashkise Tirane

  4. Joni says:

    Fjale zemre Anri. Une vete jetoj shume larg Shqiperise. E kam lene ne pike te hallit por kurre nuk e lashe jashte zemres dhe mendjes time, me behet mishi kokerr kur i degjoj emrin. Dhe e them me bindje se si Shqiperia nuk ka. SHRIMI YT ESHTE SHUPLAKE E FORTE QE DO TE DOJA TI JEPJA ME GJITHE FORCEN E KRAHUT HUSHEVE, ESHTE PESHTYMA DHE OFSHAMA E PERCMIMIT QE DO TE DOJA TE HIDHJA MBI HUSHET. FALEMNDERIT!

  5. Tonini says:

    Te lumte,po zaten se njihen dhe pa i pare keto mostra,pati nje reagim masiv,jo kunder tyre,po kunder qendrimit tetyre,se ata jane emra qe nuk kush kohe te merret me ta.Te pergezoj per analizen e bere.

  6. XheJ eN Bi says:

    Ezopi ngelet aktual edhe pas 2600 vjetesh me fabulen ” dhelpra dhe rrushte “.
    Kete gje beri dhe Gimi I Hushajve nga Kavaja.Pasi nuk zuri dot vendin qe donte tha:Shqiperia nuk eshte per mua.
    Shqiperia eshte aguridhe, nuk eshte ” pjekur ” akoma per mua dhe vazhdoj rrugen per Australi.

  7. Jimi says:

    Nese doni te qendroni apo ta braktisni vendin kjo eshte e drejta e juaj dhe askush prej nesh qe komentojme nuk kemi te drejte te ndikojme ne vendimmarrjen tuaj Ne kete kontektekst natyrshem del edhe pyetja : Po ju kush jeni dhe kush jua jepe kete te drejtete teinfluenconi ne vendimmarrjen tone? Duam apo s’duam te qendrojme ne kete vend, eshte vendim qe e merr secili prej nesh per shkak te kushteve specifikike qe e rrethojne . Dhe ne ndonje rast sic eshte edhe thirrja e Tapozit e cila tingellon aqe cinike sa qe edhe te revolton! Bejne thirrje pikerisht ata qe i sollen kete tragjedi ketij vendi!? Bejne thirrje pikerisht ata qe sot duhet te ishin prapa hekurave per te gjithe gjemen qe i sollen ketij vendi dhe ankohen per ata qe erdhen pas tyre, te cilet ne nje fare menyre po tregojne nje fare vullneti per te sheruar plaget e zjarrit demonkratik!?

  8. kirurg says:

    Anri more djale! More Anri Bala, me degjo nje cike derman. Shkruan mire, ke llaf te forte, vetem nje gje ta prish shijen: nuk e njeh drejtshkrimin. Te lutem, meso vetem nje mesim gjuhe ne librin e klases se peste: Trajtat e shkurtra dhe trajtat e bashkuara te peremrit vetor. He te lutem, beje per hatrin tim, si nje mesues i vjeter i gjuhes, se me vjen turp nga vetja. Po sikur te kesh qene nxenesi im?…

  9. qerosi says:

    Bravo Anri per shkrimin qe ke bere. S’ka si Shqiperia jone. E them nga pervoja personale. Ika nga Shqiperia ne 1998 bashke me familjen pasi fituam llotarine amerikane. Ishe nje kohe shume e trazuar dhe e frikshme te udhetoje me makine se maskat benin kerdine ne njerez duke i vjedhur plackitur e duke i vrare kushedi se sa raste. Keshtu u nisa me familjen time me frike ne zemer se po dilte ndonje grup maskash e na merrnin vizat, plackat e ato leke qe i kishim siguruar nga shitja e gjithe shtepise. Lere ato po mbi te gjitha kisha frike per jeten e femijeve te mi e te familjes sime. Me ne fund arritem ne Tirane shyqyr Zotit pa na ndodhur asnje incident. Kur u shkeput aeroplani nga toka ndjeva sikur mu shkeput zemra nga vendi. Nuk do ta harroje kurre ate moment kur ika nga vendi im i dashur. edhe sot kur e kujtoj me mbushen syte me lot. Para se te niseshim te gjithe miqte tane thoshin lumsi juve qe po ikni se kete vend e ka marre lumi, ndersa une rrija si dru dhe sme bente pershtypje aspak per ato qe me thoshin. Jam kthyer per here te pare per te vizituar te afermit e mi pas kater vjtesh.Mall shume mall per cdo gje. Sa hyri aeroplani mbi Rinas lotet me rridhnin rreke. Me pyet nje bashkeudhtari im qe u takuam ne Itali se nga vjen e ku po shkon? I thashe se vij nga Amerika e po shkoj ne Amerike. Ai u hutua per pergjigjen qe i dhashe, une vazhdova Amerike per ne shqiptaret eshte Shqiperia ku dielli ngroh ndryshe, ku lulet lulezojne ndryshe, qe shqipja eshte gjuha jote, ku ke traditat e tua, ku ke te afermit e tu, miqte e tu etj etj. Zbrita ne Tirane nuk i ngopesha dot. Me vinte cudi qe gjithandej flitej shqip e shume ndjesi te tjera. Edhe sot e kesaj dite qe pothuajse po mbush 20 vjet ketu ne USA nuk e harroj ate udhetim te pare drejt Shqiperise. E dua Shqiperin ashtu sic eshte me pluhur e me balte, ashtu sic do nenen tende te rreshkur nga vitet e nga vuajtjet e ti se nderron me askend ne bote.

  10. @autori says:

    Lexova vetem fillimin…
    Perrallat me “greke” dhe “serbe”, jane identike si ato qe servirte diktatura me “imperialiste” dhe “revizioniste”. Autori eshte akoma kelysh i vogel dhe nuk e ka jetuar diktaturen, por mesimet e padroneve i ka pervetesuar mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje