Sot në Shqiperi po sulmohet gjithçka perëndimore: në historinë tone përgjithësisht dhe – kundër Gjergj Kastriotit si hero kombëtar; kunder Rilindjes Kombëtare; kunder Vaso Pashës; kundër Fan Nolit; kundër Ismail Qemalit; dhe, tani së fundi, edhe kundër Ismail Kadaresë, sepse ai është sot, pa dyshim, një përfaqësues adamantik i kulturës dhe qytetërimit perendimor në Shqipëri.
Po cilët janë këta?
Nuk duhen përfillur, sepse nuk përfaqësojnë gjë. Janë të nxitur nga paaftësisia e tyre sepse iu mungon forca kreative.
Po për këtë, Ismail Kadarea ua ka fajin?
Për këtë nuk ua ka fajin gjithashtu as Fan Noli, as Vaso Pasha dhe as Naim Frashëri.
Ismail Kadare i paska bërë një letër Enver Hoxhës…
Tani po shohim të botuar në shtyp një letër që një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës në rrafsh botëror, i paska shkruar tiranit më mizor të kohës, po në rrafsh botëror.
Sipas kohës duhej të shkonte minimumi në burg, sepse tirani, për një shkrimtar të atij niveli parapëlqente litarin.
Ateherë?
Kadarea duhej të kishte “shkuar në litare vetë”, që tani t’i këndohej një këngë, dhe aq,
Po ç’janë këta heronj që na u fshehën skutave nga tirani, dhe mirë bënë, por që tani na kërkokan heroiken!
Ore njerëz! a e dini ju se kush ka qënë Enver Hoxha? Vërtet e dini lider humanist që qante për një zog të vrarë? E dini që shkrimtari më i madh i kohës, i ka shkruar një letër tiranit më mizor të kohës, për të shpëtuar motrën e tij, dhe t’i hiqte atij edhe dyshimin e patologjisë së tij për vetë shkrimtarin?
Dhe kjo na i errësoka veprën e tij? Po a e dini ju sesa frikë ka pasur Enver Hoxha nga Ismail Kadare! Sepse kurrë nuk ia fali vetes dhe Sigurimit që e lejoi Kadarenë të botonte Generalin ne Francë.
Ismail Kadarenë nuk e ka shpëtuar as letra e tij, dhe as ato që ka shkruar i detyruar për tempin zyrëtar të një kohe tiranike: Ismail Kadarenë e shpëtoi fama e tij në Francë dhe në Perëndim. Se për spiunët që e ndiqnin këtu gjithë ditë, Kadare do të ishte ekzekutuar me kohë.
A e dini që, për vdekjen e tiranit, në vitin 1985, shkrimtari më madh i letrave shqipe nuk shkroi asnjë rresht!
Nuk mund të shkohet në Perëndim pa vlera kombëtare perëndimore, dhe ne, një që kemi gjallë: mos na duhet t’ia japim ose Enver Hoxhës, ose Stambollit, që do të ishte e njëjta gjë?
Por ama, unë që po shkruaj këto rreshta jam i sigurt kur them se këtë e kërkojnë të gjithë ata që në dy shekuj kanë dashur të zhbëjnë me asimilim dhe me genocid popullin shqiptar; që na kanë thënë turq të ardhur, por që nuk na zhdukën dot gjuhën. Dhe Ismail Kadare ka hyrë në histori si lëvrues i madhe i gjuhës moderne shqipe dhe – sigurisht që do të vijojë të luftohet për këtë.
Por, nga kush?
Ah, “këtu gjithçka ngec”, na ka thënë Shekspiri: ata duhet që domosdoshmërisht të jenë në një nivel me të. Ky patjetër që është kusht; se shqip di të shkruajë edhe një gjimnazist, sigurisht.
Nejse, unë këto rreshta nuk i shkrova që të mbroj një figurë historikë e cila ka, që në vitin 1970, që është figurë qëndrore në analet e kulturës, letërsisë, socilogjisë dhe politikës së lartë perëndimore: që nga Parisi e deri në New York; e që nga New Yorku në Londër e në Berlin. Por i shkrova për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, se dinjiteti kombëtar është një nevojë panshqiptare sot, dhe natyrisht që është edhe nevoja ime.
Xhelozia duhet duruar. Suksesi perëndimor nuk është nje gjë e lehtë. Gjithsesi, ata që e aspirojnë, dhe nuk e arrijnë dot si e ka arritur Ismail Kadare, le të vijojnë rrugën e mundimshme të dijes dhe shpërthimit të talentit; se ka ende shumë vend në detin e madhe të qytetërimit perëndimor, dhe Ismail Kadarea nuk ua ka mbyllur derën e shqiptarëve drejt vlerave perëndimorë, perkundrazi.
Comments are closed.
Sulmi ndaj Kadarese tone,eshte i frymezuar dhe organizuar nga serbet dhe “agjentet” tyre ne Shqiperi ! Kjo ndodh me menyre frekuente sapo afrohet “koha” e Nobelit! Ne kete “lufte” anti kombetare jane te angazhuar ata qe u bene “pronare” te “dosjeve” pas 92 dhe qe I perdorin pa as nje princip dhe moral,vetem bejme liken e serbeve.Kush eshte pas kesaj loje te felliqur? Te gjithe ne ja dime emrin.Koha even dhe keta nuk e cbejne dot vepren Atij qe eshte krenaria tone!! Ilir
O Toni kopertoni shkruaj dhe ti ndonje poezicke a tregimgcke e pastaj jep mendje per te tjeret. Shko e lexo pak e ndricoju e mos na jep mend per cunin e Fatos Arapit
KADARE: PËR KLIMËN E PENËS, PËR KLIMËN E PEMËS KRIJUESE…
Letra e Kadaresë e 2 prillit 1980, në vend që ta ulë qoftë edhe të qindën e milimitrit pedestalin e tij, e ngre edhe më lart, sado që ligësia fryn e shfryn dhe xhelozia uturin në paftësinë e saj për të shkruar saktë, fuqishëm, shëndetshëm, me nerv pulsant, qoftë dhe një gjysmë fjalie shqip. Tek letra gjen dhe këtë shprehje vibrante e pulsante, “…….si autor e në radhë të parë si qytetar, por mundësia për të fituar klimën e mirë të penës,…..” Për klimën e mirë të penës! Vetëm një autor i madh shqetësohet, sepse ndjen thellë, klimën e rëndë përreth penës dhe klima e penës është klima e pemës krijuese! Ata që nuk kanë as gëmushe krijimi, as shkurre krijimi, madje as ferrë krijimi, i shqetëson stili i tij fin, një shqipe brilante, gjithë reflekse dhe valëvitje të një peizazhi, ku gjuha shqipe ndihet, siç është, Zonjë!
I nderuar avokat!
Jam plotësisht dakord me çfarë shkruani. Vet e adhuroj Kadarenë. Një Nobel për Kadarenë i vlen më shumë Shqipërisë se sa shkrimtarit tonë. Por për saktësim, pasi ju nuk kishit mundësi ta mësonit gjatë burgimit tuaj politik, Kadarea ka shkruar kujtimet me nivel më të lartë artistik se të tjerët në një libër të posaçëm pas vdekjes së Enverit. Ndërkohë Enveri ka përshëndetur botimin e “Gjeneralit” në frëngjisht. Po ashtu, në dy raste diktatori ka bërë dhe analiza të favorshme për dy nga veprat e Kadaresë: “Dimrin” dhe “Autobiografinë e popullit në vargje”. Për këtë fundit ka dhënë dhe këtë urdhër: “Ky studim duhet të përkthehet dhe të botohet, të bëhet një libër i vogël me kapak të mirë. Në shqip patjetër që duhet ta bëjmë kështu, por mendoj që kjo broshurë të përkthehet edhe në serbokroatisht, në greqisht, në gjermanisht, në italisht dhe sidomos në turqisht”.
Por këto fakte nuk ia zbehin meritat Kadaresë. Marrëdhëniet midis pushtetit dhe gjeniut janë të ndërlikuara dhe nuk mund të thjeshtëzohen. Enveri nuk ka qenë budalla, përkundrazi ai kishte nevojë për talentin e Kadaresë, kurse shkrimtarit i duhej përkrahja përballë hordhive të ziliqarëve, të paditurve dhe shtetarëve poshtë Enverit.
ne shqiperi ka shperthyer nje kohe injorantesh qe nuk jane pak , qe me marrezine dhe injorancen e padurushme te tyre kerkojne me cdokusht te zhbejne vlerat perendimore te pjeses me intelektuale elitare e atdhetare qe Shqipetaret kane nxjerre nga gjiri I tyre ne periudha te ndryshme historike..Avokati I permendi por ka dhe te tjere ..Prapa tyre padyshim qendrojne armiqte e perhereshem te shqiperise Serbe greke Turq dhe mercenaret e tyre Brenda vendit qe edhe keta per fat te keq nuk jane pak.kritikohet kadare se paska shkruar nje leter diktatorit qe synonte mbrojtjen e se motres dhe kejo na u quaka se Enveri e paska ruajtur Kadaren…Cfare marrezish nxjerrin nga goja keta te marre eshte e pabesushme dhe thua me vete: Kaq poshte ka rene e ashtuquajtura elita e sotme politico mediatike e shqiperise?..Ndryshe nuk ka si spjegohet qe vit per vit merren me nje shkrimtare duke pergojuar ndonje fjale apo shkrim te tij me kete napo ate udheheqes ,e duke e bere mizzen bualle hedhin balte mbi imazhin e ketij shkrimtari me vlera te medhe per te djeshmen , te sotmen dhe arthmerin tone ne qyteterimin perendimore , nderkohe qe dekumente qe dalin perdite nga arkivat dhe qe flasin te kunderten , qe kadare jo me qe ska qene I perkeledhur por perkundrazi I suvejuar dhe I vene ne shenjestren qe necdo moment qe mund te paraqitej ta dergonin te shoket per …keto dokumente pra e ne teresi vepra e tij qe nuk ka asnje rresht ne mbrojtje te regjimit, keta rrugac e te pafytyre nuk duan ti degjojne…Sipas tyre engjejt e vertete qembine ne token shqipetare jane ata vet shpura e politikaneve post komunist dhe hajdutet e te gjitha kategorive qe per 25 vite me radhe shkaterruan sa deshen , dogjen sa deshen e vodhen sa deshen duke e cuar shqiperine gati duke dhene shpirte.Keshtu e duan dhe kadarene qe te quhet engjell si ata.Kadare per fat I pa se cfare mostrash po vinin dhe iku ne pune te tije pa vene dore mbi gjakun dhe pronen e shqipetareve , perkundrazi u perpoq sa mundet qe idealet perendomore te shqipetareve te levizin perpara , kontribuoi aq sa mundi duke lene pas qente e kockave qe spaskan te mbaruar ne lehjet dhe pangopesine e tyre..
Na mungon ne kulturen tone shqiptare, qe per secilin, si per “te miri”, si dhe per “te keqin”, te japim faktet ashtu siç jane, pa heshtje e “mosdije”, qe jane te barasvlershme me genjeshtren e mashtrimin.Mbeshtes sa shkruan me lart z. Thanas Mustaqi, natyrisht duke hequr ironine e tij me ato “nuk e dije se … ke qene …”Bashkim Kopliku