Ku të çon mushka, më fal, avioni, me këto taka!

4 Gusht 2017, 14:12Blog TEMA
Ku të çon mushka, më fal, avioni, me këto taka!

Mora një lajm të bukur:

“Turistet shqiptare, më në fund po udhëtojnë aereoporteve me atlete e jo në majë të takave!”

Një shoqe/kolege, më sinjalizon se këtë verë po ndryshon etika e imazhit të udhëtares shqiptare nën këtë aspekt.
Deri vjet në verë, ky vëzhgim qe pjesë e “Ditarit të bordit”, mbajtur nga unë.

Një gjë tipike që vërehej menjëherë në aeroport:

Femra shqiptare që niseshin për Shqipëri, në majë të takave, duke hequr sikletin e zotit, duke nxituar – gjithnjë, majë takave – për të bërë check in; duke tërhequr bagazhet lart e poshtë, duke i ngecur ndonjë takë e duke lënë kaviljet peng në ndonjë shkallë avioni; në ndonjë aerobus; duke i ngecur taka në ndonjë rrip çante o bagazhi; duke tërhequr madje, karroca fëmijësh. Gjithçka, rreptësisht mbi taka!

Unë e vetmja, si delja e zezë – jo në kuptim të mirëfilltë, nga ngjyra e lëkurës, kjo jo…  – e vetmja me atlete e gati-gati, shihesha shtrembër!

Në kontrollin e pasagjerëve, “metal detector”, duke ulëritur nga sinjalet, sepse disa taka përmbajnë hekur në brendësi!

U duhet atëherë t’i heqin këpucët. Me këmbët e fryra nga lodhja e vapa, a mund t’i hynin më në këmbë ato këpucë?
Sinqerisht, për gjynah…

Në avion, duke konkurruar për takat me hostess-in!

Po lëre hostess-in moj grua, asaj këtë gjë ia imponon uniforma e dress code i saj! Ty ku të çon “mushka”, d.mth, avioni me këto taka!  E lëri edhe “vipat” apo “staret”!

Për të mos folur për njërën që vjet në aeroport, nisur për Shqipëri, qe veshur me xixa argjendi kokë e këmbë, e dukej sikur avioni, ishte furrë pjekjeje, ku ajo të futej e mbështjellë me fletë alumini!

Me pak fjalë, sërish theksoj se nuk është çështja “secili vishet siç do”, pasi kjo, është diçka e mirëqenë.

Por, për çështje prakticiteti – e qytetërimi, pse jo – çdo ambjent përmban, përtej shijeve individuale, kodin përkatës të qytetëruar e etik të veshjes.

Në një aeroport, nëse shihje femra me taka, ato me siguri ishin, të vije bast, ose hostess, ose pasagjere shqiptare!

Lind shprehja:

“Nga e kuptove që jam shqiptare, e kam të shkruar gjë në ballë?”

“Eh, në ballë jo, them se e ke të shkruar mbi taka…!”

3 komente në “Ku të çon mushka, më fal, avioni, me këto taka!”

  1. krasta says:

    Demek keto grate paskan Marre shembull nga ti
    Ik mi tyryfycke te paska hy fetja ne qef.

  2. Po ty,ku të çon gomari me këtë mendje që më ke moj vajzë mburravece dhe mendjemadhe…?!…-Edhe unë të kuptova ty që je shqipo,nga mungesa e mirëkuptimit për tjetrin/trën…!Edhe fol dhe shkruaj shqip po deshe se shkruan në një gazetë në gjuhën shqipe…!

  3. K. K. says:

    Po ti me paret e narkotrafikanteve u emancipove deficitare? Ato qe udhetojne mbi taka me siguri kane nje standard te gjuhes shqipe me te larte se i yti. Ne vend te mbash ditar se si zgjedhin te udhetojne te tjeret, kap lexo ndonje liber se aty fillon procesi i emancipimit. Filloje me abetaren se je skandal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje