“Hetimi i korrupsionit për pushtetarët e lartë ka filluar 5 vite më parë. Vettingu, jo gjëma më e madhe. Një Shqipëri proamerikane, bllokon rusët”

4 Gusht 2017, 11:02Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni shtetëror shqiptar po hyn në procesin e shkatërrimit të tij.

Politika amerikane po e dërmon plotësisht atë: dje dha dorëheqjen edhe një anëtar i Gjykatës Kushtetuese; dhe gjykata ka mbetur me 6 anëtarë.

Shpresa e fundit e patologjise së korrupsionit shqiptar është e mbyllur tani.

Çështja e korrupsionit shqiptar mund të quhet që tani si histori e mbyllur, sepse drejtësia shqiptare dhe antikorrupsioni, si akt ligjor në Shqipëri, është interesi aktual amerikano-shqiptar.

Nuk kish si të ndodhte ndryshe, se kjo ishte një kërkesë historike.

Shenjat e dorëzimit të korrupsionit do t’i shohim së pari te gjyqtarët e të gjitha shkallëve të gjykatave.

Këta në fakt deri tani u gënjyen nga “qëndresa” qesharake dhe siguria abstrakte që i iu dha Berisha.

Tani gjyqtarët e kanë humbur dhe privilegjin që iu jepte ligji që, nëse ata do të jepnin dorëheqjen para tre muajsh, nuk do ta kalonin procesin e vetingut. U gabuan; por të gjithë keqbërësit dhe vjedhësit, kanë ngaherë brenda vetes një shpresë patologjike që i çon në vetëshkatërrim.

Kjo ndodhi dhe me gjyqtarët.

Tani këta po kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese ngushtimin e kohës së asaj që mund të përfitojnë nga dorëheqja e tyre. Turp!

Po a nuk arrijnë këta gjyqtarë të kuptojnë se përfitimi iu jepej që shoqëria të fitonte kohë në pastrimin e gjykatës, dhe të fillonte procesi ndëshkues kundër korrupsionit politik të rangjeve të larta?

Hajde injorancë gjyqtarësh hajde!

Kur të fillojë analiza reale e korrupsionit dhe nivelit profesional të gjyqtarëve, shqiptarët do ta konceptojnë realisht rrezikun kombëtar që kanë krijuar këta në mbi 20 vjet pavarësi për korrupsion që kanë pasur…

Po për pushtetarët e lartë?

Për këta hetimi ka filluar shumë më përpara. Për këta nuk është vetingu gjëma e tyre: këta që të gjithë janë hetuar dhe janë ndjekur prej pesë vjetësh, por ata kanë qenë naivë se gjithmonë e kanë menduar veten të paprekshëm.

Tani për ta është e provuar gjithçka. Edhe në këtë rast; kur shqiptarët të dëgjojnë gjëmat e tyre, do të shokohen nga përmasat që ka pasur krimi shtetëror në Shqipëri.

Në fakt Shqipëria,në njëqind vjet, nuk u nda dot nga krimi shtetëror.

Por më në fund koha erdhi që edhe shqiptarët të shpëtojnë një herë e mirë nga krimi shtetëror.

Në fakt, pushtetarët e korruptuar dhe të bashkuar me krimin në Shqipëri, nuk e mendonin dot këtë kohë krejtësisht shqiptare në interesa. Koha e korrupsionit ndryshoi befas, dhe prandaj këta mbetën që të gjithë të kapur nga rrjeta e antikorrupsionit.

Antikorrupsioni aktual në Shqipëri sot është një akt i bashkuar me interesin amerikan kundër agresionit historik shekullor ruso-greko-serb kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Sepse, edhe korrupsionin dhe krimin e stërzgjatur shtetëror në Shqipëri, ky agresion historik e ka ushqyer për interesin e vet.

Favori historik i shqiptarëve sot është fakti real se politika amerikane e ka në interes të Amerikës rivendosjen e të drejtës historike të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi i etnisë shqiptare në këtë zonë tani është domosdoshmëri e politikës globale amerikane. Prandaj, e vetmja rrugë e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar është që ky t’i dorëzohet drejtësisë pa zhurmë.

Politika amerikanë dihet që është interes, dhe intetesi kundrejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është sot brenda politikës së saj globale.

Nuk mund të ketë politikë globale jashtë politikave lokale, madje vjen një kohë që ato njësohen. Kjo ka ndodhur sot: politika globale amerikane është e njësuar me politikën amerikanë si interes për Shqipërinë.

Një Shqipëri e fortë proamerikanë në politikë, dobëson Rusinë në politikën globale.

Këtu qëndron Shqipëria sot, e cila është dhe epiqendra e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në politikën globale politika amerikane nuk mund të pranojë një Shqipëri të korruptuar; sepse një politikë e korruptuar nuk mund të kontrollohet dot nga shqiptarët dhe nga ligji. Prandaj ajo duhet zhbërë.

Kurse bota shqiptare në këtë zonë është e lidhur sot me shfaqen e së vërtetës historike, e cila është fshehur në njëqind e pesëdhjetë vjet histori.

Po cila ka qenë kjo e vërtetë historike e fshehur me tendencë agresive antishqiptare deri në genocid?

Gjjthçka ka qenë e përqëndruar te territoret e gjera shqiptare që, që të gjithë bashkë, osmanët, rusët, serbët dhe grekët, u sulën për t’i marrë duke dashur të eliminojnë shqiptarët nga historia si etni.

Genocid antishqiptar në Serbi; genocid antishqiptar në Greqi – dhe, njëherësh, edhe fshehja e turpshme e historisë së popullit më të vjetër të Ballkanit, nga ardhacakët e Shekullit të Vll-të, e, në vijim, deri në Shekullin e XX-të: kjo ka qënë historia e vërtetë e Ballkanit.

Kjo ka qënë edhe historia e trishtë e shqiptarëve, e cila tani merr fund bashkë me fundin e korrupsionit shqiptar në drejtimin e shtetit shqiptar në 100 vjet.

15 komente në ““Hetimi i korrupsionit për pushtetarët e lartë ka filluar 5 vite më parë. Vettingu, jo gjëma më e madhe. Një Shqipëri proamerikane, bllokon rusët””

  1. Lexuesi i TemmA says:

    Të lumtë goja zotni avokat. Fjala jote ne vesh te Perendisë. Je i vetmi i palekundur ne keto ide qe nga fillimi e deri me sot.
    Fjalet tuaja jane shpresë.

  2. AMY says:

    te lumte Avokat Ngjela, je i drejteperdrejt, dhe shume bindes ne ato gje thua. Urojme te jete keshtu, te marr fund njehere e mire korrupsioni galopant ne kete shtet, qe gjyqtaret kane bere pershesh ne kete shesh, Ne besojme tek USA dhe kjo do jete nje e mire per Shqiperine, dhe per trevat Shqiptare ne Ballkan,

  3. like says:

    e more vesh Sali? korrupsioni paska marre fund. hajt mos e rruaj trapin tani. ne fund te fundit ty te sollen e mbajten ne pushtet amerikanet e jo ruset.

  4. mikel says:

    nje njeri i ndershem patjeter qe eshte i drejtperdrjet se ska pse te friksohet
    dhe ky eshte avokati ,te lumte dora avokat ti i jep shprese dhe fakte te qarta
    popullit tone ,vetem ruaje veten avokat nga gotitja e bishtit ,kshu i thone kur bisha eshte ne fund te vdekjes

  5. DALLTON says:

    Per me teper s’ke cfare te shkruash ti e meriton postin e” ministrit te drejtesise “Edvini duhet ta shikoje mire kete post,se vetem ti e ben zbatimin e “VETINGUT”me perpikmeri dhe Brenda normave.Hallall zoti SPARTAK-Ngjela.

  6. loni says:

    Idealen e pelqejne te gjthe, ishalla ndodhte!

  7. Koba says:

    Na ke mbajtur gjalle dhe me shprese.Megjithse ne pergjithsi me jane dukur utopike ,realizimet e shkaterrimit te Korrupsionit.,po kam filluar te besoj dhe jam kthjelluar fale analizave Tuaja efikase.Te korruptuarit e medhenj kane zene majat e politikes shqiptare.Pa na hiqen si babaxhane dhe se i dhimbset Populli i Varferuar Tejskajshem.Po kete varferi e kane sjelle pikerisht Ata ,qe jane grabitsit dhe hajdutet me te ndyre .Ata kane shkuar deri ne Tradheti kombetare ,vetem per te perfituar per Torben e Tyre ,qe me shprese te Zotit dhe me ndihmen Amerikano-Europiane do te kthehet ne dobi te shqiptareve..Nuk durohet dot te jete ende ne politiken shqiptare Sali Krimineli,Like Floriri bashke me Baxhellen e Tij ,apo Lul Hajduti,Fatmir Trafikanti dhe plot bandite te tjere te dy kraheve te Politikes..U befte me e mira.Uroj qe te jesh THE NEXT GENERAL PROSECUTOR OF ALBANIA

  8. Like hajni president. Vidh flori eshte pune me vend says:

    O Taku mire mo tu befsha se anjeri nuk eshte kunder teje ne kete lufte kunder korrupsionit , Por kjo paska 5 vjet qe ka filluar dhe po deshi dhe nja 15 vjet qe te perfundoje atehere si do ja veme emrin kesaj ?
    Ilir meta vodhi floririn dhe lere pasuri pa fund anembane Shqiperise Por sot ai eshte ne krye te vendit edhe ky me Amerikanet eshte ? Do vesh gje ne Zvicerr ti dhe ti kthesh floririn Shqiperise ?

  9. Like hajni president. Vidh flori eshte pune me vend says:

    O Taku mire mo tu befsha se anjeri nuk eshte kunder teje ne kete lufte kunder korrupsionit , Por kjo paska 5 vjet qe ka filluar dhe po deshi dhe nja 15 vjet qe te perfundoje atehere si do ja veme emrin kesaj ?
    Ilir meta vodhi floririn dhe lere pasuri pa fund anembane Shqiperise Por sot ai eshte ne krye te vendit edhe ky me Amerikanet eshte ? Do vesh gje ne Zvicerr ti dhe ti kthesh floririn Shqiperise ? Like floriri president Vidh flori ishte pune me vend

  10. Lungara says:

    Taku ,
    je një llafollog I paepur !
    Amerika , Amerika , Amerika ; Oxidenti , Oxidenti , Oxidenti ! Ky është fjalori yt monoton , mëndjelehë i bezdissshëm !
    Amerika solli dhe mban në politikë Saliun . Vrau në bulevard dhe e quajtën burrë shteti !
    Bëri 97-ën e 98-ën dhe senatorët amerikanë urdhruan të mos burgosej . Edhe ti Taku , si kryetar I Komisionit Parlamentar , e nxore Saliun të pafajshëm .
    Kamarjeri I sigurimit në Rinas , Luli u quajt yll në ngjitje nga amerikanët . Ky vrasës dhe hajdut , siç duket , do jetë poliagjent .
    Taku , je më amerikan se amerikanët . Ti ndoshta mburresh me këtë por , kjo është fatkeqësia jote , më saktë – mëndjelehtësia jote . Duket që ti s’e njeh Amerikën . Amerikanët me tru janë shumë kritikë ndaj Amerikës , atdheut të tyre , sepse ata kanë ambicje të mëdha dhe nuk falin as presidentin !
    Amerika nuk njeh nënë , babë , vëlla , motër , mik a shok . Amerika njeh vetëm interesin-pragmatizmin , dhe ti na flet për të si për ndonjë shënjtor .
    Taku , ruaje një çikë veten se të del boja , fol si burrë shteti e jo si një çupëlinë në dashurinë e parë !
    U bëra pishmën për sa shkrova , ka Zot t’i mbyllë gojën Takut !
    Avanti Taku !

    1. Bureto says:

      Me keqardhje, por solidarizohem plotesisht me komentin realist te Lungares, por ama edhe me pelqen fort te behet realitet ‘utopia’ e Ngjeles.
      Por ‘idealizm ‘i i tij kompromentohet qysh kur drejtoi komisionin parlamentar per vitin e zi 1997. (nuk di qe Ngjela ne ndonje prononcim te kete bere mea culpa per ate qendrim). Aty, pra nga ai mos ndeshkim, filloi te instalohej korrupsioni ne politike dhe drejtesi, qe ka Shqiperia sot. U ricikluan Nano, Berisha, kur duhet te ishte fundi politik i tyre si dy pjellat e Ramiz Alise. Dhe u vijua pastaj me fytyrat e tjera qe u pelqeu vepra e tyre, dhe qe dominojne jeten politike sot. E kuptuan se cfaredo qe te benin, sistemi qe ngriten bashkaraisht, i imunizoi dhe i bindi se nepermjet politikes dhe korrupsionit mund te beheshin dhe i beri te pasur (lista eshte e gjate dhe fenomeni i zhytur shume thelle.
      Politika amerikane me slloganin “stabilitet pastaj demokraci”, duket se ka patur ndikimin e vet edhe ne realitetin tone. Inshallah kane kthyer mendje dhe do marrim edhe ne fryme nga kjo klase politike me emrin “Paaria e Tiranes”. Amerika mbetet shpresa e vetme dhe e fundit. Me mire voine se kurre!

  11. zi says:

    Ne vendin e cudirave, mund te ndodhe edhe kjo cudi,
    do ta besojme vetem kur ta shohim, dhe jo kur ta degjojme ta degjojme.

  12. jani suma says:

    taku kastraveci nuk na tha gje se pse ameruka ia ka hequr komplet brekt shqiptareve kudo qe jane, shqiperia ne buze te gremines,pa ushtri pa ekonomi me nje popull qe kerkon te emigroje e te degdiset sa me pare.Ne kosove e njejta gje,gjendja katastrofike,pa perspektive perballe nke serbie te armatosur gjer ne dhembe dhe me perkrahje dirwkt nga rusia.Ne mal te zi shqiptaret te shtypur pa asnje te drejte,,ne maqedoni keq e me keq! Cfare thua ti more derdimen avokat bythelepiresi i gallofit rama amerika ketu e amerika atje.

    .
    ..

  13. Qytetari durrsak says:

    Avokat Ngjela,
    ne kete shkrim tregoni absolutisht te verteten e realitetit te Shqiperise postmoniste, si dhe luften e papushuar asnje sekond te trekendeshit Rusi-Serbi-Greqi kunder popullit (kombit) shqiptar, territoreve te tij, si dhe synimit te Rusise-Serbise-Greqise per asimilimin etnik te shqiptareve, kudo ku kane jetuar dhe jetojne.
    Shpresojme qe “fshesa” e drejtesise se Vettingut, mbeshtetur fuqishem nga SHBA-BE (Gjermania) te coje me banken e te akuzuarve tradhetaret e Shqiperise se sotme, si Sali Berisha, djali dhe vajza e tij, si dhe lakenjte e tij thellesisht te korruptuar me ne krye Lulzim Bashen. Te mos kete meshire per te gjithe te korruptuarit edhe ne PS, LSI, PDIU, etj.
    Respekt te vecante per personalitetin Tuaj ne keto kohe te veshtira per Shqiperine

  14. Jak Boston says:

    Avokat Ngjela pelqej dhe uroj pa mase per cfare keni shkruar vazhdimisht.
    Nje pyetje kam?
    Kur ceshtja shqipetare eshte kaq e rendesishme sa pretendoni ju, a nuk do ishte me mire qe te behesh nje permbysje e tille ne Shqiperi si fillim, qe te mos kishim nevoje te ju luteshim hajduteve te shoqerise dhe shtetit shqipetar dhe fajtoreve te gjendjes aktuale per te na ndihmuar qe te dalim nga atje ku ata na futen me ndergjegje te plote?
    Pra e thene shkurt, pse duhet te presim qe hajdutat te kapin hajdutat, kur keta jane nje grup dhe i bie te kapin vetveten?
    Shpresa vdes e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje