Dëgjesat publike të kryeministrit Edi Rama

3 Gusht 2017, 20:19Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Megjithse temperaturat e të nxehtit afrikan vazhdojnë të jenë në fuqi të sundimit të motit, kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, vijon takimet me qytetarët pa dallim partie, feje dhe ideje.

Turi i tij nuk është elektoral, por qeveritar, i ndërmarrë nën moton e bashkëbisedimit për qarjen e halleve të përditëshme të dy palëve, pra të halleve që preokupojnë kreun e qeverisë dhe qytetarët.

Kuptohet hallet e publikut janë shumë më të shumta se ato të Kryeministrit, por e veçanta që e potencon rolin e Edi Ramës, në këtë raport, është fakti se pjesa që ai përfaqëson, pra struktura qeverisëse, ka plotësisht në dorë zgjidhjen e halleve të taksapaguesve, që pas vite e vitesh të ikura janë bërë mal i lartë shumë. Sigurisht për faj të strukturës administrative që paguhet për ti shërbyer zgjidhjes së halleve.

Nga që zyrtarët e paguar për t’i shërbyer taksapaguesve, nga taksat e të cilëve paguhen, nuk e kanë bërë detyrën e tyre, kanë mbushur xhepat, duke shfrytëzuar pozitën shtetërore, madje dhe janë tallur me hallexhinjtë të cilët vërshojnë sapo informohen për dëgjesën e rradhës të Kryeministrit.

Nxiti i tyre nuk është thjesht e vetëm për t’i ekspozuar atij hallin e shkaktuar nga administrata, por besimi se në fund Kryeministri do urdhëroj personin përgjegjës t’ja zgjidh atë, në të kundërt do të shkarkohet nga detyra që mban.

Ndodhi kjo në Berat, me drejtorin e ALUIZNI-t, ku madje me të drejtë u shkri edhe dega e këtij institucioni të okupuar nga fise fshatarësh të lidhur me kryebashkiakun lësëistë të Beratit, për të vijuar edhe në dëgjesa të tjera, ku me urdhër të Kryeministrit iu zgjidhën halle koke jo pak qytetarëve, të cilëve, për vite të tëra, zyrtarët u’a kishin plasur buzën.

Turi i dëgjesave, apo kuvendimet e Kryeministrit me taksapaguesit, në tërësi janë mirëpritur, por edhe kanë ngjallur reagime të kundërta. Ca analistë, të majmur dhe që kurrë nuk kanë provuar të kenë një hall buzëplasës në marrëdhënien me zyrtarët e administrates publike, i kanë krahasuar këto dëgjesa të Edi Ramës me takimet gju më gju të Enver Hoxhës me popullin. Të tjerë si një prirje e tij e ngjashme me Hitlerin, Erdoganin, Putinin etj., figura despotike pa asnjë lidhje, pasi po të kërkosh kurkund nuk mund të gjesh lajme për dëgjesa apo kuvende të këtyre të fundit me njerëzit e zakontë hallexhinj.

Aq më tepër që dëgjesat, apo kuvendet, në vetvete, duke qenë me pjesëmarrje masive, kualitet divers dhe të ndërtuar mbi debat e përjashtojnë vlerësimin si aktivitete despotike. Madje, për të njejtën arësye, dëgjesat Rama nuk mund të etiketohen as si aktivitete të demokraturës. Pasi në komunikimin e tyre me masat diktatorët vetëm rreshtojnë arritjet e fitoret, urdhërojnë dhe nuk diskutojnë me ta hallet.

Është e vërtetë se ata mund t’i shfrytëzojnë hallet e grumbulluara për të arritur qëllimet e tyre politike, duke bërë show me shkarkime apo arrestime publike kuadrosh por, gjithsesi, ka një det të madh ndryshimi midis aksioneve të tyre dhe dëgjesave të Edi Ramës.

Sepse të vjelësh mendime për të njohur në thellësi situatën, kur për katër vite ke qeverisur me tridhjetë përqind të qeverisë deleguar një aleti diskretitues të pangopur me përfitime e abuzime me pushtetin, si LSI, me objektiv ngritjen e një strukture sa më rentabël, nuk ka lidhje krahasimi as me ish dikatorin shqiptar e as me ndonjë sivëlla të tij.

E theksojmë, me dëgjesat, Edi Rama, ka si objektiv ngritjen e një strukture qeverisëse ndryshe, sa më të aftë e që ti shërbejë në kohë sa më reale taksapaguesve “buzëplasur”. Ky objektiv i tij tashmë duket qartë.

Kabineti i ri qeverisës që Edi Rama ka projektuar të ndërtojë për këtë katër vjeçar të ardhshëm do ketë në qendër hallexhinjtë, shërbimi ndaj të cilëve nuk mund të jetë i duhuri pa nxjerrë në dritë të metat e kabinetit të mëparshëm Rama-Meta.

Me turin e dëgjesave Edi Rama nuk po bën tjetër veçse po sjell në skenën e jetës shqiptare një praktik të munguar. Të paaplikuar nga asnjëra prej qeverive të mëparëshme, të cilat e kanë përcaktuar rolin e tyre qeverisës vetëm si grumbulluese taksash, si arbitër dhe grabitës asetesh, por jo edhe si edukuese vlerash kapitaliste. Jo si qeveri në shërbim të taksapaguesve, nga të cilët paguhen dhe për këtë arësye e kanë detyrim ligjor t’u ofrojnë shërbesa sa më komode./CityNews

7 komente në “Dëgjesat publike të kryeministrit Edi Rama”

  1. Visari says:

    mendim shume i sakte.Ata qe i quajne degjesat e Edi Rames me popullin praktika enveriste apo hitleriane,kane frike se mos u del emri gjekundi nga felliqsirat qe kane bere.Shkullaket,bushatet,zhejistet ,manjanet e manjaket, me mjeker e pa mjeker, nje dite do ta shohin veten zbuluar dhe do te marrin ate qe meritojne. E ku ka gje me te mire se sa nje kryeminister te shkoje ne zonen me te thelle ti jape mikrofonin cdo hallexhiu, ta degjoje ate dhe kur eshte e nevojshme edhe te ndeshkoje hapur padrejtesine. Ka Edi Rama pergjegjsi per administraten, por ama gjysmen e saj e komandonte partia e kryemedhenjve,ndaj ai kerkonte timonin gjate fushates dhe populli ia dha. tani e tutje keni te drejte ta gjykoni Edi Ramen.Besimi eshte i madh, dhe Edi Rama do ta beje shqiperine.

  2. kleptofagos says:

    @autori
    Po mire more Xhovani Shyti, qe Rama e paska kuptuar (me ne fund), se fajin e ka pasur delegimi i 30% te pushtetit (2013-17) tek LSI-ja, por si ka mundesi qe po ky Edi Rama e vuri 100% ne krye te shtetit, kryetarin e banditeve te LSI-se per 5 vitet e ardhshme? Budallalleku i tij, apo ortaklleku me banditet? Me degjesa publike dhe shkarkime drejtoresh do luftohet korrupsioni? Nuk ju vjen turp qe shkruani brockulla te tilla dhe nuk kerkoni qe te futen ne burg hajdutet e medhej?

  3. Monika says:

    Shkrim jo nga kazani. Falemnderit!

  4. Aureli says:

    Shyti je shume i sakte si gjithmone me pak fjale pa shume komente dhe gjithcka ne vendin e saj. Edhe kur ndryshon shtepi i ben nje iventar sendeve qe ke te trasheguar per te pare gjendjen dhe pastaj blen te tjerat qe te duhet per ta patur shtepine sa me bashkekohore. Kush ka mend e kupton shkrimin budallenjte dhe te trashet qe nuk kane tru dhe qe nuk jane pak le te flasin brockulla me fasule qore.

  5. kleptofagos says:

    Sipas ketij Aurelit (te zgjuar) Edi Rama paska blere shtepi te re.. Pika qe s’ju bie !! Rama dhe ata qe i lepihen atij, vazhdon te peshkoje budallej me shumice, por keta nuk paskan te sosur ne Shqiperi ..

  6. Lola says:

    Jam dakort me Moniken dhe Aurelin. E ndjek Zotin Shyti qe shkruan rralle dhe me pelqen per paanshmerine dhe qenien gazetar jashte kazanit mediatik. Na duhen te tille…

  7. Aureli says:

    Klepto nje nga ata dhe me i shquari budalla je ti. Kur ta kuptosh kete do mbyllesh ne Sarkofag. Tru peshk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje