Tallava-dasëm

2 Gusht 2017, 11:12Blog TEMA

Nga Alma Nikolli

I afrohet dhe i fut 10 mijë lekëshin në gjoks pasi e ka tundur disa sekonda para kamerave. Pastaj e puth nusen deri në rrëzim, e ajo nuk e fshin dot faqen e kuruar për disa orë në parukeri nga puthja e hallës së burrit. Ajo nuk e fshin dot faqen siç bëjnë fëmijët aspak fshehurazi nga një puthje e padëshiruar. Ka kamera, sy kureshtarë e paragjykues të ardhur në dasmë për të gjetur a shpikur ndonjë gjë që nuk shkon.

Jo më larg se sot dëgjova një grua që i thoshte një tjetre: “Eh, moj motër këta të rinjtë e sotëm më me vështirësi e mbajnë lekun se e fitojnë”. Ika pastaj, duke menduar për dasmat. Larg materializmit, paraja është një mjet i ftohtë, asocial që konvencionalisht ka një veti për t’u barazvlerësuar me shumë gjëra në botë veçse me dashurinë.

Një grup miqsh a familjarësh që rrëshqasin 5-she, 10-she a 50-she mbi çdo cep fustani nusërie e kostumi të çiftit. Dollarë, lekë apo euro, ç’rëndësi ka. Ftojnë çdokënd të turpërohet e të hajë ndopak nga bifteku i ftohur si për t’u ndjerë i pafajshëm që nuk ka lekë të tresë.

Se si më duket që lekun tim ta hedh vetë në ajër. Pastaj ta marrë dikush ta fusë në shportë me ca para të tjera të djersituara apo jo dhe ta fluturojë edhe njëherë sipër kokave sikur të ishte duke ujitur një ulli që do rritet për të bërë vaj pastaj.

Nuk kam për të hedhur para kurrë, e as nuk kam për t’u skuqur kur krenueshëm dasmorët do të tundin verdhushka, si i thonë, për të treguar pushtet a dobësi, se nuk dua dhe nuk kam. Gjethet në vjeshtë se si më vjen t’i largoj nga oborri , them me vete diku kanë qenë jeshile, të rrinë aty…tentoj të besoj në mrekulli.

S’e kam pasur fatin të shkoj në tallava, atje ku thonë se lekët hidhen lumë. Them fatin që të resht së paragjykuari dhe të gjykoj se dasma është pak a shumë i njëjti model me tallavanë.

Nuk e di pse, ku dhe si u kthye në traditë një çmenduri kolektive e tillë. Shqiptari mikut, shokut e dashamirit i ka ofruar gjithçka në dasmë po jo pare në fluturim.

Nëpër fshatra filan grua a burrë ftohej e zotohej të ziente kafet, tjetri të transportonte  materiale e dikush të këndonte. Halli ishte se si me u kry dasma a pafilmuar pa mbetur askush i pakënaqur. 100 lekëshat  a 500 lekëshat  (ne rastin më të mirë) shkruheshin në fletore për me u kthy rreptësisht në rastin më të ngjashëm. Jo se jam dakord, por kjo ishte tradita. Kurse sot tallavojmë bashkarisht duke vrarë mendjen që vera na falimentoi e na la pa pushime.

11 komente në “Tallava-dasëm”

  1. Drini says:

    Ca ka*rin eshte kjo m….Skeni m ca tpublikoni o Mero ??? Kjo duket sikur ka ber status ne FB, as argument, as fakt as opinion asgje…. Presim te na tregoje si perjetoi orgazmen e pare nga maja e Dajtit…pfffff

  2. Aureli says:

    Shkrim kuptimplot per injorantet anadollak. Turp te hidhet paraja dhe hajde merre vesh arsyen. Po kjo eshte semundje ballkanike edhe greket e serbet e bejne, rrnjet i ka nga baba dovleti otoman.
    Fenomen ky qe na njehson me fqinjet ballkanik. Greket kane edhe metoda me te perparuara, I lidhin kartmonedhat me pe e i bejne varg. Kan filluar ta mesojne kete marifet te “avancuar” edhe ca nga debilat tane ne Shqiperi

    1. dyl patllakja says:

      o aurel

      me leket e mia boj cer me do palla..ti i ble patallonat dolce&gabana…une i blej H&M..ku o problemi…une du me hudh lek..ti jo..jo te qush debil tjeret..kokrrakarit athu po hudhin leket e juja

  3. Dulla says:

    Shkrim i sakte.
    Mos perdor më atë të kuq buzesh se të dhunon pamjen e jashtme !

  4. Lugati says:

    po pse s’te pelqen ty s’do i pelqej dhe te tjereve…o mero e ke fut me mik artikullin e ksaj follonzes

  5. AMSTERDAMI says:

    DASMAT E SOTME SHQIPTARE:SI DASMA JEVGJISH.LEKE PER TOKE.DJERSA E SHKELUR ME KEMBE NGA AI QE SKA BUKE PER DARKE.LE EDHE BREKET PER TE TUNDUR BELIN E BITHET PARA ORKESTRES SE CIFTELISE APO GRRRRRNETES APO KARINETES SI ITHOMI NE.TE VJEN PER TE VJELLE NGA ERA E DJERSES SE PARFYMOSUR.NGA BITHET E GRAVE TERE DHJAME NGA BARKOBURRRRRRAT SHQIIIIIPORDHAR.

    1. dyl patllakja says:

      ome amsterdami..dy prihere ke pi vllai

  6. Hani mut, qeras qeveria. says:

    Hartim medioker. I njejti stil shkrimi me te gjithe ata qe nderojne me pranine e tyre ne media. A thua se i ka pjelle e njejta lope.

  7. nord.al says:

    Alma, ke kapur nje teme qe ja vlen te diskutohet. Ky ves anadollak, fatkeqesishet po hyn ne te gjith Shqiperine sic ka hyre ne Serbi, Greqi e kudo ne Ballkan. Une i perkas komunitetit katolik te veriut dhe ne qytetin tone kurre nuk ka ekzistuar zakoni i dhenjes se lekeve por nen ndikimin e turqeve, ka filluar nje ves i tille i ndyre. Nuk marr vesh, a dojme te shkojme ne Europe apo ne Azi?

  8. enter"" says:

    Fenomeni I hedhjes se lekut eshte nje gomarllek I shpifur.
    Shkrimi per fenomenin eshte I nje niveli te ulet.

  9. Aureli says:

    Ky eshte nje fenomen qe ja vlen te diskutohet. Ne gjykimin tim te gjitheve ju dhimsen leket pavaresisht menyres si i kan nxjerre, bile edhe babalikes se Lsi i dhimsen. Pse i hedhin si letra pa vlere? te hedhesh djersen e konvertuar ne leter nuk besoj se eshte ide e mire. Mendoj se jan njerez pa vlera te tjera dhe jua merr mendja nepermjet hedhjes se parave ,promovohen dmth behen objekt diskutimi nga te tjetere kokebosha
    Ai qe vertet do te beje nje dhurate ciftit ska pse e publikon, ne kete rast eshte fjala pr tu dukur/mburrur jo se vertet do te beje dhurate.Jane pergjithsisht persona qe kane probleme me personaltitetin qe nuk kan zene vend ne farefis dhe hedhin para per tu permendur . Nje problem tjeter eshte tallavaja turke qe dominon ne dasmat tona me ate fjalen e pashpjegushme JASHA po kjo kerkon tjeter diskutim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje