PD-LSI, dy opozitat që kanë shumicën në qeveri

27 Korrik 2017, 21:16Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Edhe pse situata pas zgjedhjeve ishte parashikuar pa zhvillime politike intensive, duket se të gjitha palët kanë vendosur për ta zhfrytëzuar vapën jo për pushime. Fundi i korrikut zgjoi debate që nuk lidhen me akuza për procesin zgjedhor, por me beteja të reja. Tashmë dy partitë kryesore të opozitës, ajo Demokratike dhe LSI-ja, kanë nxituar të marrin flamurin se kush do ta bëjë zhurmën më të madhe, duke nisur fillimisht “luftën” në pushtetin lokal. Kjo për një arsye sa serioze, aq edhe absurde; PD dhe LSI sot kanë në qeveri më shumë sesa gjysmën e ministrave dhe kryesisht dikasteret më të rëndësishme. Për këtë fakt, nuk kanë se cilën qeveri të sulmojnë… Dy opozitat e dala nga 25 korriku kanë në qeverinë “Rama” plot 10 ministra dhe një zv.kryeministër, përkundër 9 ministrave socialistë ku tre prej tyre janë pa portofol.

Kësisoj, LSI ka nisur betejën për ujin e pijshëm të Tiranës, e cila kulmoi ditën e sotme me akuza të rënda herë për vendimin e Këshillit Bashkiak, e herë për të vetët. Si shenjë e tërheqjes nga “tepsia” e Bashkisë, LSI detyroi nënkryetaren e saj që të largohej në emër të opozitarizmit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Në fakt, largimi i një individi nuk përbën asnjë iniciativë politike, qoftë edhe kur bëhet fjalë për bashkinë më të madhe në vend. Një largim masiv nga çdo bashki, çdo ministri e agjenci do të ishte hapi i ndershëm, nesë politikës do t’i kishte mbetur një fije ndershmërie.

Ndërkohë, Partia Demokratike vijon të mbajë gjysmën e qeverisë pezull me ministrat teknikë që si fillim kishin detyrë të garantonin zgjedhjet dhe tani kanë detyrë të shkruajnë një hartim kolektiv. I ndodhur para pikëpyetjeve edhe të vetë demokratëve, Lulzim Basha u detyruar të bëjë një gjysmë-sqarim ku tha se dorëheqjet janë gati, por po shkruhet raporti. Nga ana tjetër, ministrat teknikë që kishin për detyrë vetëm “xhandarin” e zgjedhjeve, e nisën punën me shpatë duke shkarkuar dhjetëra nëpunës dhe po e përfundojnë duke firmosur tendera.

Por çfarë po i mban ende në qeveri dy opozitat kur pakti PS-LSI ka përfunduar që më 1 Prill 2017 dhe kur pakti PS-PD skadoi më 26 korrik të po këtij viti? A ka tallje më të madhe sesa të kesh një qeveri ku 10 ministra nuk puqen gjëkundi me 9 të tjerë?

Moralisht, opozitarizmi i PD dhe LSI mbetet i diskutueshme për aq kohë sa marrin rrogën në qeverinë “Rama”.  Sepse nuk mund të jenë njëkohësisht shumicë në qeveri, gjysmakë nëpër bashki dhe pakicë në Kuvend./Javanews

5 komente në “PD-LSI, dy opozitat që kanë shumicën në qeveri”

  1. Emina says:

    Te lumte per shkrimin. Por derrat e PD dhe LSI duan te zhvasin deri ne diten e fundit cfare u ka mbetur pa marre 8 vite.

  2. Lori says:

    Siaps llogjikes suaj zoteri dhe per te qene i ndershem i bie qe dhe Erion Velia duhet te japi doreheqje se eshte zgjedhur kryetar bashkie fal bashkimit te votave me LSI.

    1. Lexues Online says:

      Votat e LSI jane ato qe ka anetar ne keshillin bashkiak. LSI ne Tirane ka 35 mije vota. E ke idene me sa vota diference fitoi Veliaj perballe Kosoves? Se me logjiken qe Erioni duhet te dorehiqet, i bie qe dhe LSI te dorezoje ato bashkite e tjera qe ka marre ? Keshtuqe lexoje mire shkrimin dhe mos e perkthe sikur je Monika.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dorheqja e n/kryetares se bashkise se Tiranes duhet te merret si shembull,nga ministrat e LSI dhe PD !

  4. Happy says:

    La li er it I rruani lesh te …..do rrije edhe 20 vjet nga populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje