I shtati në provë

24 Korrik 2017, 20:52Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Ilir Meta është betuar sot si Presidenti i VII-të i Republikës së Shqipërisë pluraliste nën formulën e betimit të paracaktuar. Zgjedhja e tij në krye të Shtetit ishte e pritshme nga mazhoranca e shkuar, për më tepër kur propozimi erdhi pikërisht nga Grupi Parlamentar Socialist. Edhe pse Meta u paraqit nga kreu i ekzekutivit si një emër që përfaqësonte më së miri edhe Partinë Demokratike, presidenti i ri kurrë nuk e pranoi këtë etiketim.

Në një jete politike 25-vjeçare ku Ilir Meta ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë pa ndërprerje, atij i janë dhënë të gjitha mundësitë për të provuar çdo hierarki të Shtetit Shqiptar. Një ish-deputet, një ish-kryeministër dhe ish-kryetar Kuvendi tashmë ulet në poltron për të zëvendësuar kështu Bujar Nishanin dhe për të vijuar historinë e Presidencës shqiptare.

Zgjedhja e Ilir Metës është komentuar gjatë si një djegie e karrierës së tij politike. Kjo tezë është tepër e diskutueshme kur mendon se askush nuk të bën president me forcë, apo kur ke parasysh moshën e Ilir Metës, që i lejon atij angazhimin politik edhe pas përfundimit të mandatit si President (…)

I lindur në vitin 1969, ai sot është një nga presidentët më të rinj që ka pasur ndonjëherë vendi. Kreut të ri të Shtetit, krahas ushtrimit të detyrës i lipset të ketë edhe një profil të tijin që do ta mbante më gjatë në politikë pas përfundimit të mandatit, apo do ta nxirrte në “pension politik” për t’iu përkushtuar familjes dhe kujtimeve.

Këto hamendësime janë tepër herët për t’u diskutuar, aq më tepër në ditën e parë të marrjes së detyrës. Por nga ana tjetër parashikojnë një presidencë tejet aktive të Ilir Metës, i cili krahas situatës politike do të përballet edhe me vijimin e reformave të pagëzuara nga Perëndimi.

Si një politikan karriere, Presidenti i ri ka shansin të tregojë se ndarja e dekoratave nuk është pjesë e përditshmërisë. Se kundërshtimi i ligjeve të mazhorancës së Ramës nuk do të nxitet për shkak të mosmarrëveshjeve të hershme me kryeministrin. Ilir Meta ka mundësinë që ta përdorë titullin që mban për t’i garantuar vërtetë një paanshmëri në gjykim akteve të Kuvendit, Qeverisë  dhe kërkesave të opozitës.

I ndodhur para një vështirësie teknike, Presidenti i Republikës përbën një rast të paprecedentë dhe një risi për Shqipërinë. Teksa bashkëshortja e tij është numri dy i opozitës, atij i duhet të gjykojë mes Edi Ramës dhe bllokut opozitar që me gjasë mund të bashkohet.

Megjithatë, Ilir Meta i ka të gjitha shanset që të zgjedhë mes integrimit evropian dhe degradimit të skenës politike. Edhe pse themeluesi i LSI ka krijuar shumë hije dyshimi në skenën politike (kur ka treguar afrimitet me Nanon dhe Berishën në situata të nxehta) ai tashmë është para provës së madhe; Vendi ka oportunitetin që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian brenda këtij 4-vjeçari dhe të ecë para jo vetëm në reformën e Drejtësisë. Një sërë procesesh, si ai i Kodit Zgjedhor, lufta kundër krimit e të tjera pritet të jenë në agjendën e ekzekutivit shqiptar. Dhe këto kërkojnë një marrëdhënie ligjore mes Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë.

Ilir Meta ka në dorë që 21 të shtënat e topit që u dëgjuan mbrëmjen e sotme t’i përkthejë për Shqipërinë si një ndryshim të imazhit politik para botës në shekullin XXI./javanews

7 komente në “I shtati në provë”

  1. niki says:

    Sidoqofte mbetet i korruptuar.E ka filluar me kuoten e parave qe ia çonte ish drejtori i policise Durres ( skafet qe çonin shqiptaret ne Itali) dhe ne vazhdim me shume poshtersi te tjera.

    1. eeeeej says:

      Presidenti i 7-te thote ky Ardit Rada!? Pse mor kokbole ata perpara pluralizmit nuk ishin presidente!? IDIOT! Apo historia e shtetit filloi me “pluralizmin” !? Ketu flitet per kryetar shteti e jo per formen e regjimit,DEBIL!

      1. Selvije says:

        O ti pordha e madhe. E ka percaktuar pra autori ne shkrim. E thote qarte: I shtati ne pluralizem!!!

  2. Qanua says:

    Thash se e kishe fjalën për 21 JANARIN ,
    or ti shoq.!
    Ti e paske fjalën për FLORIRIN??

  3. Theo says:

    Fatkeqesi, qeneia e tij president ben te lumtur vetem Moniken, Saliun, Greket dhe Serbet, arsyet ju i dini vete te gjithe, misioni i itj i vetem tani si President anal ( kurse atij para ketij Merua e quajti Banal) qe i ngarkoi Sala me 17 Maj tek kulla ( ky ishte takimi i vetert i mafies shiqptare) kur u takua Rame me Bashen eshte te shpetoj parate e vjedhura nga te gjitha krahet si per vete ashtu dhe per Berishen, na i gecet ne fyt shpresen e berjes se Shqiperise, sa per Vettingun harrojeni ate, do futen ne burg ca hajdute te dores se trete, kurse ata te klasit te pare jane president tani.

  4. Sheiku Like i skraparit says:

    E megjithate ai do te jete presidenti me i paragjykuar e i perfolur jo vetem per floririn e krrabes,jo vetem per videon me ze dhe figure per korrupsion,jo vetem per kalimet e tij spektakolare nga e djathta ne te majte e anasjelltas,jo vetem per futjen ne veprim te korrupsionit dhe psikollogjise se po votove per lesheline e tij,ke shanse per vende pune,para,pislleqe lloj llojesh dhe per te rinjte e LRI-se shanse per te gjetur dashnor-e ne radhet e tyre por dhe per metoda okulte e te perllogaritura mire sidomos sipas shembullit te mikut te tij te ngushte,qoftelargut te PD-se e te ketij vendi.Kurse si kryetar kuvendi,do mbahet mend si kryetari i kuvendit te gallates te grupit na bashkoi kenga malesore e Sali Berishes,qe i bente deputetet por dhe popullin te shurrosen nga te qeshurit.Per me tutje te shohim.Por,shqiperia Like floririn,sheikun e Skraparit e ka peshqesh nga Edi Rama,sepse e verteta eshte qe ky vend e ky popull nuk e meritonte dhe nuk e meriton nje president me te tilla cilesi si te like metajt.Kryetarin e grupit te hajduteve,Ali Babain me cizme dhe me pasuri e prona te pajustifikuara te behen me rroga e me ndershmeri.Te shohim se cdo te ndodhe me vetingun…Turp per ne,per socialistet por ne vecanti per Edi Ramen,qe duke e ditur se me ke ka te beje,per llogarite e tij te ftohta,pranoi dhe perfundimisht e zgjodhi president te leshit.Tani mbetet te shohim se cdo te behet me zonjen e leshit te pare?Do jete zonje e pare dhe kryetare e leshelise?!Vetem po te mos kete ky vend njerez me dy pare mend ne koke dhe te cfuqizohet kushtetuta e protokolli i kreut te shtetit!Do ta lejojne kete shtremberim historik?!!!

  5. Patriroti SHBA says:

    Me gjithcka qe thuhet per Ilir Meten, an te verteta dhe nuke e di se si dote justifikohen nga vetingu, pasurit e venabrenda e jaasht vendit, sic thuet e shkruhet deri aksjoner apo proar ne minierat e arit ne Afrik.
    GJeja me eneverirshme e keti mamuthi esht se i mesoi eq qytetaret, , mme mafjozlleqe e poshteri, per ti vendosur ne vende pune, vetem te behen pjes e LSI.
    SHume prej tyre kan qen me rekorde te keqia, por fal Likes se i premtoni shtimine antareve te LSHL, u gjente vende pasurimi. Spaska vendi yne intelektual dhe figura te shquara ne shkenc e kultur, por mbeti SHqiperia ne doren e Metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje