Meta President: Ose kur një dhe një bëjnë më shumë sesa dy

24 Korrik 2017, 20:33Blog TEMA

Nga Mentor Nazarko

Ilir Meta vjen kësisoj në detyrën e të parit të shtetit, pas një mandati plot përplasje të paraardhësit të tij Nishani me kryeministrin dhe qeverinë në përgjithësi. Për shumë arsye të mëhershme që meritojnë vëmendje, për arsye të tjera që do shpërfaqen, ky mandat pritet të jetë shumë interesant në historinë institucionale të Republikës së re shqiptare (duke marrë për fillesë të saj, 28 nëntorin 1998, kur u miratua Kushtetuta në fuqi) dhe jo domosdoshmërisht linear me paraardhësin.

Ilir Meta vjen në një presidencë që ka kompetenca të kufizuara në sistemin e drejtësisë, por që me personalitetin e tij, me fuqinë e tij politike (lidhja me LSI-në), mund të krijojnë momente ndikimi dhe përplasjeje apo pajtimi me të gjithë. Po ashtu Presidenti është dikush që ka lidhje me ushtrinë, me diplomacinë, me shërbimin sekret (ai merr raporte me shkrim dhe gojore, të njëjtat si kryeministri) dhe për pasojë e gjitha kjo shndërrohet në fuqi të madhe për një njeri që ka eksperiencë të madhe institucionale dhe rrënjë politike të pashkëputura me një parti të fuqishme si LSI-ja.

Me përjashtim të parantezës së fushatës (kur Meta formalisht kishte marrë detyrën e kryetarit të shtetit) që ishte plot gjeste, retorikë partiake, jo shumë të denjë as dhe për një kryetar parlamenti, ai vjen në postin e lartë si politikani me eksperiencën më të madhe institucionale që është ngjitur atje. Për pasojë ndonëse mund të vijojnë përplasjet, madje dhe më të egra, Meta pritet të tregojë një stil të ri presidencial, që nuk mund të jetë i ngjashëm me atë të Nishanit.

Së pari, pikërisht për shkak të asaj që ai ka përfaqësuar dhe përfaqëson, Meta do imponojë respektim të figurës së tij prej ekzekutivit, prej ministrave të caktuar, atij të Jashtëm, të mbrojtjes dhe të drejtësisë, prej pushtetit lokal në përgjithësi. Do kërkojë të përfillet në emërime dhe shkarkime ministrash, etj (konsultim paraprak), nuk do pranojë ulje apo shkurtim buxheti presidencial, etj, etj dhe do përpiqet të krijojë lidhjet e veta publike dhe të nëndheshme me pjesë të shtetit që nuk ndryshojnë me mandatin politik- Kontrolli i Lartë i shtetit, prokuroria, Shërbimi sekret, ambasadorë, etj, etj.

E gjitha kjo implikon zakone të reja presidencale të pashkruara: Në kushte të tilla, ndoshta do ishte e udhës që të miratohet një ligj për presidentin, i cili është detyrim kushtetues. Veç përcaktimit të marrëdhënieve të presidencës me institucionet, ky ligj duhet të zgjidhte dhe statusin e ish-presidentit, buxhetin, etj. Është e qartë se Rama do detyrohet ta respektojë shumë më shumë sesa Nishanin në të gjithë këto elementë përplasjeje.

Së dyti, Meta do përpiqet të mos jetë banalisht i parashikueshëm (ta zemë të mbajë qëndrime të ngjashme me të të shoqes, zonjës Kryemadhi), por do veprojë në përputhje me zakonet më të mira presidenciale, të vendit dhe të huaja. Kësisoj ai do përpiqet të distancohet nga gjykime të caktuara të partisë së tij, do bëjë pajtuesin, për të kultivuar kështu një protagonizëm cilësor në gjirin e institucioneve të shtetit shqiptar. Për këtë arsye ai ka zgjedhur që në ditën e betimit të mos jetë i shoqëruar nga e shoqja, diçka që jo thjesht do detyronte Kryemadhin të shtrëngonte duart familjarisht me Ramën, por do shërbente për të amortizuar publikisht përplasjet me të. Kësisoj nëpërmjet këtij gjesti, do kemi disa risi: Meta me bashkëshorte gjallë, i krijon dukshmëri publike të bijës si Moisiu; shmanget shtrëngimi i dorës.

Kryemadhi-Rama, por ama do kemi një shtrëngim të duarve të tij me Ramën. E Meta si talent politik nuk do ta shmangë Ramën, sepse ambiguiteti është forca e tij: unë jam institucional, por bashkëshortja ka individualitetin e saj opozitar.

Në situatën e krijuar, një dhe një bëjnë më shumë sesa dy. Meta si President dhe Kryemadhi si kryetare partie bëjnë më shumë sesa dy. Ndërsa më parë, një dhe një, bënin një. Meta dhe Kryemadhi ishin një dhe të pandarë. Dhe për pasojë do jemi në kushtet e një teatri apo teatrinoje interesant: Metës do i duhet të ndërmjetësojë midis kryeministrit dhe kryetares së LSI-së në rast konfliktesh.

Së treti, Meta është një adresë institucionale për të huajt: qoftë atyre që e ftojnë, qoftë atyre që vizitojnë Shqipërinë. Në këtë rol ai vjen me një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe në përgjithësi, ai kurrë nuk është përplasur me të huajt publikisht. Sa më shumë të krijojë probleme Rama me të huajt, aq më shumë fuqizohet roli i tij tek ata. Dihet se të huajt luajnë me disa kanale institucionale në bashkëpunimin me vende të vogla si tonat: Meta do ndikojë që të fitojë subjektivitet në këtë bashkëpunim. Ai ka ndikim, kontakte shumë të mira në rajon, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Greqi, por nëpërmjet lobuesve dhe në Perëndim, SHBA-veçanërisht, të cilat në rolin e tij të ri, marrin një fuqi tjetër.

Së katërti, Meta për shkak të lidhjes speciale me LSI-në, një lidhje e paprecedentë, është president ‘sui generis’. Kushtetutshmërisht ai nuk ka lidhje me asnjë parti, por askush nuk mund t’ja shkëpusë këto lidhje që janë në familje. Ai mund të improvizojë konflikte, të ndezë zjarre, pastaj t’i shuajë po vetë. Ai do përcaktojë jo thjesht sjelljen e një partie opozitare, por të gjithë opozitës, nëse do arrijë të shtierë në kontroll dhe PD-në, nëpërmjet Berishës.

Si duket, Rama do ta ketë shumë të vështirë në bashkëjetesën me Metën, i cili është i armatosur me shumë xhephane në duar. Atij do i duhet të gjejë një modus bashkëjetese me të, vetëm me të, apo paketë me gjithë LSI-në, diçka që ngjan jashtëzakonisht interesante. Ligji i presidencës mund të rregullonte diçka, por me siguri një ligj nuk rregullon dot një situatë të pazakontë si kjo, kur Presidenti që ka një eksperiencë si kjo, udhëheq dhe një pjesë të opozitës, e pse jo dhe të tërën, nëse do mund ta bëjë këtë…

Meta President: ose kur një dhe një bëjnë më shumë sesa dy

12 komente në “Meta President: Ose kur një dhe një bëjnë më shumë sesa dy”

  1. a.vlora says:

    Po’ sikur per gjithe ato qe Ka vjedhe te shkoje ne te semes.

  2. Plato says:

    Turp ju vellezer bythlepires ne te gjitha koherat, na tregoni vlerat e ketij bastardi…harrove ate me bllok ne dore, meta eshte thjesht turpi I kesaj periudhe 27 vjecare, ky eshte kulmi….duhet hequr nenshtetesia shqiptare, turp te quhesh shqiptar me te till horr ne krye

    1. monika says:

      sakte, plato. nuk e paskemi ditur qe paskemi pasur nje super hero ne politike …copa e katunarit nga malet e skraparit qe nuk shquhet per asnje gje,por vetem per vjedhjedhe palacolleqe me kriminelin berisha. turpnper keto anal-iste qe nuk lene rast pa i nlepire bythen kujtdo qe merr nje post. edhte shprehja me eplote dhe me uleritse e nepotizmit, do mbaje ballancat ky koke katror kur gruaja e tij leh si qen akoma pa filluar opozioten…kokekatrori be tregoi fytyren ne zgjedhje …i shokoi te gjithe me sjelljen e tij… uroj qe vettingu bte merret edhe me kete qe zbriti me valixhe druri ne tirane dhe me vjedhje e korrupsion u be milioner.

  3. g...... says:

    Ndjehem i fyer dhe i turperuar qe Ky njeri ,Ilir Meta ,te jete Presidenti im.

  4. DALLTON says:

    N.Q.S. Ilir-Meta do te qendroje 3- muaj President ,Edi -Rama do te perfundoje ne spitalin -psiqiatrik,per arsye se ai eshte me I rrezikshem se Saliu,por ne si popull I vuajtur I kemi syte tek “VETINGU”,se e drejta vonon por “ZOTI”nuk harron,do vije dita qe edhe hajduti I “SKRAPARIT”do japi llogari,per ato vidiot e DRITAN-PRIFTIT,i cili u kap me ze edhe me figure . Me ben shume pershtypje me ata zoterinjte deputete qe jane ne PARLAMENT,valle a e njofin mire “ujkun qe I varin melcite ne qafe”apo e harruan kete spurdhjak I cili I vleresoi shqiptaret me fjalen “kokpalare”.Ta gezoje SHqiperia edhe 5- vjet hajdutin me te rrezikshem te Ballkanit.

  5. Theo says:

    eshte ofendimi me i madh per popullin shqiptar, Evropen dhe Ameriken, qe ky hajdut te jete presidenti yne, ne se Vettingu nuk fillon nga ky hajdut, Shqiperia nuk behet me, te gjitha shumezohen me zero, por ngelet versioni i fundit qe populli te ngihet vete ( pa e pyetur Edi Ramen) dhe ta nxjerr per bythe ate fytyre nga presicdenca, vetem keshtu shpeton Shqiperia nga vjedhja e demokracise. Nje njeri qe nuk punoi kurre, por krijoi kompanine LSI me fitime pa kurrfare lodhje dhe sakrifice dhe tani kerkon te stopoj vjedhjen por te sshpetoj ato qe ka vjedhur, jo vetem per vete por dhe per djalin e Sales

  6. Skrapalliu says:

    Edi Rama,nese do te kete probleme me sheikun e skrapafit,mire t’i behet,sepse e kane paralajmeruar te gjithe,te njohur e te panjohur dhe pervec kesaj,ai personalisht e njeh me dhembe e dhemballe.Likja eshte turpi i ketij vendi,pas qoftelargut kuptohet.Edhe sikur mbret te behet,populli ia ka pire lengun dhe ka lene pak leng dhe per kryeministrin.Detyra e vetme e merituar e tij eshte ajo e kreut te leshelise ose kryetarit te PD-se,po ta duan le tu behet atyre dhurate,se u shkon goja leng per te.Megjithese per cdo rast,po u zbuluan te gjitha ato qe ai ka bere fshehtas gjithe keto vite,mund te kete dhe ndonje vend bosh per te ne ndonje burg VIP-ash.Ku i dihet se si do te vijne gjerat…

  7. Skrapalliu says:

    Eshte arrestuar kandidati i leshelise,ish drejtori i “komanduar” i aeroportit te kukesit Agron Xhafa se ka dhene per partizanet e tij disa rroga ne fushaten zgjedhore.Mire,po radha e likes kur do te vije more prokurore te leshit?Krahasohen ato para te 40 rrogave qe ka dhene ky derdimen,qe ka zbatuar direktivat e leshelise se Ilir sheikut me 70000 eurot qe donte te merrte likja vetem ne videon e publikuar?Po sa raste te aferave te tjera te ketij gjarperi me zile qe nuk kane dale ne drite ka?Me cfare parash e ka bere vilen e tij disamilioneshe euro ky mut me ere te madhe? Apo videoja e fanshme e tij eshte parashkruar sepse e mbrojti padrinua Berisha dhe qe prej atij momenti,ku u vrane dhe 4 veta ne bulevard,u lidh aleanca e hekurt midis tyre?Per cfare drejtesie flasim dhe percfare pastertie figure ? Per budallenj na kaloni?Ky idiot me diplome universiteti,mjeshter i makinacioneve dhe i kulisave duhet te veje e te jape llogari para drejtesise se re qe shpresojme te filloje te zbatohet e te funksionoje!Perndryshe ky vend eshte i pashprese…

  8. mali says:

    U be me ne fund mafiozi i leshelise prersident po i leshelise.Te gjithe “kokepalaret”,sic i cilesonte ky karabush misri demonstruesit e partise socialiste, e moren me ne fund peshqeshin e Edi Rames per pushimet verore.Dhe ky kokepalar do perfaqesoje unitetin e kombit!Ta gezojme!?Une per veten time nuk e pranoj te me perfaqesoje nje hajdut me cizme i ekspozuar kaq keq para gjithe botes,sepse mua nje njeri i tille me vjen tek maja e thoit dhe e nxjerr buken time ma djersen e ballit,kurse ky s’ka punuar nje dite dhe ka pasuri te vjedhur disamilioneshe,pavaresisht se nuk ka prokurore me pantallona,por ka prokurore si llalle harapashi qe eshte ne te njejten kategori me te,kurse sa per gjykatat…me mire te mos flasim me se jane akoma me te dhiera,nxjerrin nga burgu kriminele me damke ne kembim te ndonje zarfi me para ,kurse [opulli i thjeshte,pa para ne dore nuk u afrohet dot.Ky eshte per fatin tone te keq shteti yne.Kjo eshte aresyeja pse te gjithe,te medhenj e te vegjel duan te ikin ne perendim.Vertet do punojne atje,mbase dhe do vuajne,por nuk do i shohin me sy e nuk do i prekin keto poshtersi qe behen ketu,sikur te jene gjera normale!!!

  9. adriatku says:

    shkruani cfare te doni,nxireni mllefin dhe dufin qe keni, ne shkrimet tuaja, Por kush ju ndigjon dhe kush ju perkrah???
    Asnje, as gazeta ose web i saj
    Turp per presidentin qe zgjodhen shqiptaret. Nje hajdut,mashtrues ,nje injorant i zbritur nga malet e Skraparit
    Por ske ci bene ( Kjo eshte e ardhmja e Shqiperis dhe e Shqipetarve)

  10. Hila says:

    Qe shumuca e komentjesve per mos me thene te gjithe kane te njejtin mendim per meten e moniken! E pra ky eshte presidenti e familja presidenciale e Shqiperise, athue te gjithe sa shkruane ketu kane inat apo jane nje pjese e vogel e atyre pislleqeve qe ekzistojne tek ajo familje. Une qe i njoh pak tnem se iliri e mona jane me te korruptuarit mes politikaneve shqiptare.

  11. Kritiku says:

    Presidenti merr raport me shkrim dhe me goje,jo me gojore o toc gazetar Nazarko.Ashtu si e thua ti merr koptim tjeter fjalia.Kujt i ben gojori ai palo president Like floriri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje